CV e kryetarit të Bashkisë Kamëz - Rakip Suli

Source: https://kamza.gov.al/bashkia/kryetari/cv-e-kryetarit

Archived: 2026-04-23 17:17

CV e kryetarit të Bashkisë Kamëz - Rakip Suli
Skip to content
CV e kryetarit
RAKIP SULI - Kryetar i Bashkisë Kamëz
Rakip Suli ka lindur në Dibër, më 22.09.1965.
Ka kryer studimet e larta në Fakultetin Juridik, në Universitetin “ Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Është titullar i Master Shkencor në po të njëjtin universitet në “ E drejta Private dhe e Biznesit”.
Në legjislaturat e viteve 2013–2017 dhe 2017-2019   ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste të Shqipërisë, në Qarkun e Tiranës. Përgjatë kësaj kohe ka shërbyer si anëtar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dhe si Kryetar i Grupit të Miqësisë së Mirë Shqipëri-Republika Ceke.Para se të ushtronte funksionin e deputetit Z. Suli ka qënë i angazhuar në fushën e sipërmarrjes private dhe biznesit.
Z. Suli ka spikatur në promovimin dhe fuqizimin e vlerave të zonës së tij të origjinës, duke bashkëthemeluar dhe ushtruar rolin e funksionit të nënkryetarit të Lidhjes së   Intelektualëve Dibranë në vitet 2006-2010. Në po të njëjtën periudhë ka shërbyer si kryetar i këshillit botues të gazetës “ Rruga e Arbërit”.
Z. Suli është mbështetës dhe financues i një sërë aktivitetesh filantropie si dhe artistiko-kulturore, si mbështetës i “ Oda Dibrane”, forumi tekniko-shkencor për ndërtimin e     Rrugës së Arbërit dhe botime te ndryshme publicistike.
Z. Suli mban titullin “ Qytetar Nderi” i Komunës Fushë-Alie, akorduar në vitin 2003 dhe Emblemës së Mirënjohjes nga “ Klubi Sportiv Korabi” ne vitin 2005.
Njoftimet e Kryetarit
Të gjitha
Kryebashkiaku Z.Rakip Suli zhvillon takime konsultuese me bizneset e Lagjes 1, Lagjes 2, Paskuqanit dhe Bathores, për projekt-buxhetin 2026
Gjatë takimeve me bizneset e Lagjes 1, Lagjes 2, Paskuqanit dhe Bathores, ku zhvilluam një bisedë të hapur duke shkëmbyer...
Lexo më shumë
Kryebashkiaku Z.Rakip Suli, bashkë me Drejtoreshën e ZVA-së, Znj.Albana Sulçe dhe drejtorët e shkollave, takim me nxënësit ekselentë të Kamzës, duke vijuar mbështetjen e tyre përmes bursave vjetore
Së bashku me Drejtoreshën e ZVA-së, znj. Albana Sulçe, dhe drejtorët e shkollave të Kamzës, takuam nxënësit ekselentë – krenarinë...
Lexo më shumë
Kryebashkiaku Z.Rakip Suli së bashku me deputeten Znj.Lindita Nikolla, Prefektin e Qarkut Z.Afrim Qendro dhe Kryetarin e Këshillit të Qarkut Z.Aldrin Dalipi, mbjellin pemë në Parkun e Paskuqanit
Sot, në mbjelljen e pemëve në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, na u bashkuan deputetja e zonës Lindita Nikolla, Prefekti...
Lexo më shumë
Prezantohen investimet e vitit 2025 dhe buxheti për vitin 2026, me fokus te zhvillimi i qëndrueshëm dhe vendimmarrja e përbashkët
Në dëgjesën publike me qytetarët e Kamzës Informim për investimet e vitit 2025 Prezantim i Buxhetit për vitin 2026 Vendimmarrje...
Lexo më shumë