“Match-Maker Albania 2”, AKSHI: Inteligjenca Artificiale, nga inovacioni te vlerat publike – Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së I

“Match-Maker Albania 2”, AKSHI: Inteligjenca Artificiale, nga inovacioni te vlerat publike – Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Skip to content
Home
Lajme
“Match-Maker Albania 2”, AKSHI: Inteligjenca Artificiale, nga inovacioni te vlerat publike
“Match-Maker Albania 2”, AKSHI: Inteligjenca Artificiale, nga inovacioni te vlerat publike
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit mori pjesë në panairin “Match-Maker Albania 2”, një platformë dinamike që bashkon aktorët kryesorë të ekonomisë me qëllim nxitjen e bashkëpunimit, investimeve dhe inovacionit ndërsektorial.
Në eventin e organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ku ishin të pranishëm anëtarë të kabinetit qeveritar, ekspertë dhe sipërmarrës, Kryeministri Edi Rama theksoi se digjitalizimi, për vende në zhvillim si Shqipëria, përbën një mundësi të jashtëzakonshme për të bërë kapërcime të shpejta dhe për të reduktuar brenda një kohe të shkurtër hendeqe historike, të cilat në kushte të tjera nuk do të mund të mbylleshin brenda një apo dy brezash.
Në kuadër të panairit, AKSHI ishte pjesë e zonës “Digital Horizon”, një hapësirë e dedikuar për teknologjinë dhe inovacionin, ku institucionet publike dhe partnerët strategjikë prezantuan rolin e digjitalizimit si një motor zhvillimi për sektorët prioritarë.
Përfaqësimi i AKSHI-t u realizua nga Drejtoria e Inteligjencës Artificiale, e cila përmes prezantimit “Inteligjenca Artificiale në Shqipëri: Nga Inovacioni te Vlera Publike” solli në vëmendje arritjet konkrete, sfidat dhe vizionin për një administratë publike të fuqizuar nga teknologjia.
Drejtuesi për Inteligjencën Artificiale në AKSHI, Enio Kaso, solli përdorime konkrete të AI në sektorin publik shqiptar, duke u fokusuar në automatizimin e shërbimeve në platformën e-Albania përmes zgjidhjeve end-to-end, si dhe në evolucionin e asistentit digjital nga versioni 1.0 në 3.0, i cili mundëson gjenerimin e dokumenteve përmes komandave zanore.
Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale në përshpejtimin e proceseve të integrimit europian, në administratën fiskale për detektimin në kohë reale të anomalive dhe identifikimin e faturave të dyshimta, si dhe në fushën e sigurisë kibernetike, ku sistemet inteligjente mundësojnë trajtimin automatik të rreth 60% të sulmeve ditore.
Në vijim, z. Kaso nënvizoi kalimin drejt një modeli të ri, ku inteligjenca artificiale dhe analiza e avancuar e të dhënave do të mbështesin vendimmarrjen, do të optimizojnë proceset dhe do të mundësojnë ofrimin e shërbimeve publike të personalizuara.
Pjesëmarrja në këtë panair konfirmoi angazhimin e AKSHI-t për ndërtimin e një administrate moderne, të mbështetur në inovacion dhe teknologji, në shërbim të qytetarëve dhe biznesit.
Digjitalizimi, KE vlerësim pozitiv për Shqipërinë; shërbimet u realizuan 100% online
33 dokumentet që nuk kërkohen më në sportelet shtetërore
Mirlinda Karçanaj flet për ‘TechSpace’, arritjet e e-Albanias, nismën e tre vendeve të rajonit.
Popular
Recent
28/09/2017
/
Info AKSHI
Vula elektronike, tjetër premtim i mbajtur
Një tjetër premtim i mbajtur për lehtësimin e procedurave për qytetarin
13/12/2017
/
Info AKSHI
e-Albania, qytetarët më pak dokumente në letër para noterëve
Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit këtë të
20/12/2017
/
Info AKSHI
Karçanaj: Dokumentacionet online po lenë pas ato në letër
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), znj.
29/12/2017
/
Info AKSHI
Karçanaj: Së shpejti, biznesi mund të kryejë online pagesa tatimore
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, znj. Mirlinda Karçanaj mori
04/01/2018
/
Info AKSHI
Ftesë për pjesëmarrje në diskutimin rreth Specifikimeve Standarde TIK për 2018
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në vijim të procesit të hartimit
17/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
3 Specialistë, pranë Sektorit të Zhvillimit të e-Gov, Drejtoria e Programimit dhe
17/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Specialist, pranë Sektorit të IT në Ministrinë për Europën dhe Punët e
16/04/2026
/
Denisa Xhepa
AKSHI krijon aplikacionin e Portofolit të Identitetit Digjital
Shqipëria po ndërton një nga projektet më strategjike në fushën e transformimit
14/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
3 Specialistë, pranë Sektorit të Serverave dhe Zhvillimit, Drejtoria e TIK e
14/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
2 Specialistë, pranë Sektorit të Komunikimit dhe Mbështetjes (pranë DPD), Drejtoria e