AKSHI krijon aplikacionin e Portofolit të Identitetit Digjital – Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

AKSHI krijon aplikacionin e Portofolit të Identitetit Digjital – Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Skip to content
Home
Lajme
AKSHI krijon aplikacionin e Portofolit të Identitetit Digjital
AKSHI krijon aplikacionin e Portofolit të Identitetit Digjital
Shqipëria po ndërton një nga projektet më strategjike në fushën e transformimit teknologjik: Portofolin e Identitetit Digjital, risi e zhvilluar në formën e një aplikacioni nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, duke e integruar me portalin e-Albania, që do t’u mundësojë qytetarëve të kenë akses të shpejtë dhe të sigurt në dokumente të domosdoshme, si karta e identitetit, leja e drejtimit të mjetit dhe dokumentet me vulë elektronike.
Me këtë ndryshim të rëndësishëm, qytetari do të vendoset në qendër të shërbimeve, duke i ofruar atij kontroll të plotë, të sigurt dhe të thjeshtë mbi të dhënat dhe dokumentet personale.
Projekti zhvillohet në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian dhe angazhimit për modernizimin e administratës publike. Ky transformim, i mundësuar nga AKSHI, që është edhe institucioni kryesor i certifikuar i shërbimeve të kualifikuara, të besuara në Shqipëri, nuk është vetëm teknologjik, por edhe funksional, pasi synon të thjeshtojë edhe më tepër ndërveprimin e qytetarëve me institucionet publike dhe subjektet private.
Portofoli i Identitetit Digjital, i krijuar në përputhje me standardet teknike të eIDAS 2.0, është konceptuar si një aplikacion i vetëm, ku qytetarët mund të ruajnë, menaxhojnë dhe përdorin dokumentet e tyre zyrtare në formë elektronike. Në vend të mbajtjes fizike të dokumenteve, çdo informacion i nevojshëm do të jetë i aksesueshëm në kohë reale përmes smartphone-ve.
Aplikacioni përdoret mjaft lehtë nga çdo grupmoshë dhe ofron nivele të larta sigurie përmes autentifikimit me dokument biometrik (teknologjia NFC), duke garantuar që vetëm përdoruesi i autorizuar mund të aksesojë portofolin e tij.
Përmes tij, qytetarët mund të marrin dhe ruajnë dokumente elektronike të gjeneruara nga e-Albania, të ndajnë në mënyrë të kontrolluar të dhëna të caktuara përmes kodeve QR, si dhe të verifikojnë moshën madhore përmes teknologjive të avancuara si “Zero-Knowledge Proof”, pa zbuluar më shumë të dhëna sesa është e nevojshme.
Brenda këtij viti janë planifikuar të përmbyllen disa hapa thelbësorë për zhvillimin e projektit, duke nisur nga integrimi i dokumenteve kryesore si karta e identitetit (PID), leja e drejtimit dhe nënshkrimi elektronik, zgjerimi i përdorimit të portofolit në të paktën 20 shërbime publike, përfshirë tatimet, shërbimet sociale dhe sektorin e arsimit.
Një nga objektivat kryesore është që deri në vitin 2027, Portofoli i Identitetit Digjital të jetë plotësisht i integruar në ekosistemin europian të identitetit digjital për t’u mundësuar qytetarëve shqiptarë të përdorin identitetin e tyre për çdo shërbim publik dhe privat, me nivele të larta sigurie dhe privatësie, sipas standardeve të Bashkimit Europian.
Portofoli i Identitetit Digjital përfaqëson një transformim thelbësor në mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me shtetin dhe ekonominë, duke ndërtuar me shumë përgjegjësi dhe vizion një bazë të rëndësishme të Shqipërisë digjitale të së nesërmes.
AKSHI: Bashkëpunim i vyer Shqipëri-Poloni në fushën e digjitalizimit
Digjitalizimi dhe integrimi në BE, takim i nivelit të lartë mes AKSHI-t dhe Komisionit Evropian
Kërcënimet hibride, Karçanaj: Përballja kërkon bashkëpunim dhe teknologji të avancuar
Popular
Recent
28/09/2017
/
Info AKSHI
Vula elektronike, tjetër premtim i mbajtur
Një tjetër premtim i mbajtur për lehtësimin e procedurave për qytetarin
13/12/2017
/
Info AKSHI
e-Albania, qytetarët më pak dokumente në letër para noterëve
Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit këtë të
20/12/2017
/
Info AKSHI
Karçanaj: Dokumentacionet online po lenë pas ato në letër
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), znj.
29/12/2017
/
Info AKSHI
Karçanaj: Së shpejti, biznesi mund të kryejë online pagesa tatimore
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, znj. Mirlinda Karçanaj mori
04/01/2018
/
Info AKSHI
Ftesë për pjesëmarrje në diskutimin rreth Specifikimeve Standarde TIK për 2018
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në vijim të procesit të hartimit
17/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
3 Specialistë, pranë Sektorit të Zhvillimit të e-Gov, Drejtoria e Programimit dhe
17/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Specialist, pranë Sektorit të IT në Ministrinë për Europën dhe Punët e
16/04/2026
/
Denisa Xhepa
AKSHI krijon aplikacionin e Portofolit të Identitetit Digjital
Shqipëria po ndërton një nga projektet më strategjike në fushën e transformimit
14/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
3 Specialistë, pranë Sektorit të Serverave dhe Zhvillimit, Drejtoria e TIK e
14/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
2 Specialistë, pranë Sektorit të Komunikimit dhe Mbështetjes (pranë DPD), Drejtoria e