Rreth Nesh – Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza

Source: https://www.qsut.gov.al/rreth-nesh

Archived: 2026-04-23 17:18

Rreth Nesh – Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza
Skip to content
Lokacion
Rreth Nesh
Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza
>
Rreth Nesh
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë është institucioni shëndetësor më i madh në Shqipëri dhe si institucion shëndetësor akademik është i vetmi i këtij lloji, duke u klasifikuar si e vetmja qendër shëndetësore terciare shqiptare.
Aktualisht QSU “Nënë Tereza” ofron shërbim shëndetësor ambulator për rreth 300 000 persona/vit, shërbim spitalor për mbi 80 000 raste/vit dhe shërbim urgjencash me mbi 260 000 persona/vit.Spitali ka një kapacitet prej 1450 shtretërish dhe ofron ndihmë mjekësore për mesatarisht 400 pacientë ditorë e të shtruar.
1919
Kryqi i Kuq Amerikan mbërriti në Shqipëri dhe Tiranë.
U hap një spital me 20 shtretër në një shtëpi tiranase.
Drejtoreshë ishte amerikania Buck, ndërsa Dr. Osman Jonuzi punonte si kirurg.
1920
Kongresi i Lushnjes caktoi Tiranën si Kryeqytet.
U krijua spitali i parë publik në Tiranë, drejtuar nga Dr. Osman Jonuzi.
Spitali me 50 shtretër pranë Sahatit të Tiranës u organizua në disa reparte:
Kirurgji: Dr. Osman Jonuzi
Patologji: Dr. Syrja Pojani & Dr. Ruzhdi Bobrati
Kryheshin 300-400 vizita ambulatore dhe 100-200 operacione nga Dr. Jonuzi dhe Dr. Bobrati.
1928
Filloi projekti për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm "Zogu 1".
Avokat Ali Begeja dhe prefekti Abedin Nepravishta ndihmuan në realizimin e projektit.
Firma italiane "Ragazzi" nisi ndërtimin.
1932
U përfundua ndërtimi i spitalit të ri me 200 shtretër.
Përurimi u bë më
1 shtator 1932
.
Dr. Ismail Tartari mbajti fjalën e rastit dhe u caktua drejtor i Institutit të Radiologjisë Shqiptare.
Dr. Osman Jonuzi vazhdoi si drejtor i spitalit dhe njëkohësisht u bë drejtor i përgjithshëm i shëndetësisë shqiptare.
1932 - 1945
Spitali kishte reparte të ndryshme mjekësore.

1937
, u ngrit pavijoni antituberkular dhe reparti i lindjeve nga Dr. Sabri Tefiku me kirurg-obstetër Spiro Treska.
U shtua ekipi i mjekëve: Dr. Frederik Shiroka, Dr. Mukini, Stefan Pano (dermatolog), Xhanfize Basha, Remzi Fico etj.
Kanë punuar edhe mjekë të huaj nga Europa: Dr. Questler, Dr. Demner, Dr. Schlesinger, Dr. Lehman, Dr. Kalmar etj.
1945
Spitali u riorganizua dhe u nda në
pesë spitale
: Nr. 1, 2, 3, 4 dhe 5.
Funksionuan kështu deri në ristrukturimin e mëvonshëm.
1993
Spitalet u grupuan në një kampus të vetëm, duke formuar
Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT)
.
1997
Me
VKM Nr. 352, datë 09.09.1997
, QSUT u riemërua
Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUNT)
.
Përdorimi i strukturave dhe shërbimeve të QSUNT
Gjatë vitit 2016, fluksi i pacientëve të shtruar në QSU “Nënë Tereza” ishte mbi 80 000.Disa nga treguesit spitalorë:
Ditë qëndrim mesatar 5.6 ditë/pacientë;
Xhiro shtrati 56.93%;
Ditëshfrytëzimi i shtratit 86.65%.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, nga spitali dalin të shëruar dhe në gjendje të përmirësuar mbi 80%.Vdekshmëria në QSU “Nënë Tereza” është 1.48%.
Ndërhyrjet Kirurgjikale
Numri i përgjithshëm i ndërhyrjeve kirurgjikale të kryera gjatë vitit 2016 është rreth 25 000, të kryera në këto specialitete:
Ndërhyrje neurokirurgjikale;
Ndërhyrje kardiokirurgjikale;
Ndërhyrje vaskulare;
Ndërhyrje kirurgjikale për fëmijë;
Ndërhyrje në kirurgjinë plastike;
Ndërhyrje në kirurgjine onkologjike;
Ndërhyrje në kirurgjinë e syrit;
Ndërhyrje në kirurgjinë e veshit, fytit, hundës, etj
Shërbimi i Urgjencës
Një aktivitet i rëndësishëm në QSU “Nënë Tereza” është ai i UrgjencësNumri i përgjithshëm i rasteve urgjente gjatë vitit 2016 ka qenë afërsisht 265 000; e ndarë si më poshtë:
Urgjenca pediatrike 45.4%;
Urgjenca të sëmundjeve të brendshme 27.1%;
Urgjenca kirurgjikale 13.4%;
Urgjenca të sëmundjeve infektive 11.5%,
Urgjenca të sëmundjeve mendore 2.6%