Kuadri Ligjor – Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza

Source: https://www.qsut.gov.al/kuadri-ligjor

Archived: 2026-04-23 17:19

Kuadri Ligjor – Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza
Skip to content
Lokacion
Kuadri Ligjor
Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza
>
Kuadri Ligjor
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është Institucion Shëndetësor Publik Kombëtar mjekimi, mësimdhënieje dhe kërkimi shkencor.
Drejtimi administrativ i Spitaleve Universitare është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë ndersa drejtimi institucional është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Ministrisë së Arsimit e Shkencës sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.70, datë 15.02. 2001.
Qendra Spitalore Universitare, sipas VKM Nr. 352, datë 09.09.1997, pika 5 është emëruar “Nënë Tereza”.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është person juridik me zotësi të plotë për të vepruar.
Shërbimi mjekësor në QSUNT ushtrohet në përputhje me legjislacionin shqiptar, duke përfshirë:
Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë
Kodi i Punës
Ligji Nr. 8485, datë 12.05.1999
– Kodi i Procedurave Administrative
Ligji Nr. 9106, datë 17.07.2003
– Për shërbimin spitalor
Ligji Nr. 10383, datë 24.02.2011
– Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor
Ligji Nr. 8615, datë 01.06.2000
– Për Urdhrin e Mjekëve
Gjithashtu, QSUNT zbaton akte të tjera ligjore dhe nënligjore që lidhen me funksionimin e tij.