Miratimi i Projekteve TIK – Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Source: https://akshi.gov.al/sherbime/miratimi-i-projekteve-tik

Archived: 2026-04-23 17:20

Miratimi i Projekteve TIK – Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Skip to content
Home
Shërbime
Miratimi i Projekteve TIK
Miratimi i Projekteve TIK
Institucionet e administratës shtetërore, në rastet e projekteve që i përkasin fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, me vlerë nën kufirin monetar të prokurimeve me vlerë të vogël, duhet të marrin aprovimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për:
i.  Specifikimet teknike të prokurimeve, të realizuara me fonde të buxhetit të shtetit, hua dhe/ose grante të dhëna nga donatorë;
ii. Procedurat që kanë lidhje me pojektpropozime/projekte të ndryshme, dhurata apo ndihma materiale.
në përputhje me
Vendimin nr. 673, datë 22.11.2017 “Për Riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”
dhe
Udhëzimit nr. 2 datë 2.9.2013 i Ministrit për ITIK “Për standardizimin e hartimit të Termave të Referencës për projektet TIK në administratën publike”
,
përpara se të vazhdojnë me procedurat e prokurimit.
Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar
ANEKSI 1- Terma reference per projekte TIK
Terma reference per projekte TIK, ku pershkruhen proçeset përkatëse, shoqëruar dhe me specifikimet teknike të sistemit që do të ndërtohet apo përmirësimit të një sistemi ekzistues.
ANEKSI 2- Mirëmbajtje për projektet TIK, hardware dhe software.
Mirëmbajtje për projektet TIK, hardware dhe software.
ANEKSI 3- Kërkesë për blerjen e pajisjeve hardware TIK
Kërkesë për blerjen e pajisjeve hardware TIK
,
Specifikimet Teknike Standarde për vitin kalendarik
dhe
Tabela e çmimeve sipas
Specifikimeve Teknike të Standardit.
Hapat e Procedurës
1. Aneksi përkatës dërgohet pranë AKSHI-t në formë shkresore.
2. Praktika (Aneksi) shqyrtohet nga stafi përkatës.
3. Komunikohet me institucionin në rast të komenteve apo sugjerimeve të mundshme që mund të ketë AKSHI, me email ose me shkresë;
4. Pasi reflektohen të gjitha komentet dhe sugjerimet e AKSHI-t të bazuara në legjislacionin përkatës dhe ridërgohet dokumenti në formë shkresore nga institucioni që kërkon miratimin, AKSHI miraton projektin duke kthyer përgjigje zyrtare në formë shkresore.
Afati i Marrjes së Vendimit
Koha e kthimit të përgjigjes nga AKSHI varion nga 1 ditë pune në 20 ditë pune, në varësi të projektit për t’u miratuar.
Periudha e Vlefshmërisë
Nuk ka afat.
Tarifat dhe Taksat
Pa pagesë.
Popular
Recent
28/09/2017
/
Info AKSHI
Vula elektronike, tjetër premtim i mbajtur
Një tjetër premtim i mbajtur për lehtësimin e procedurave për qytetarin
13/12/2017
/
Info AKSHI
e-Albania, qytetarët më pak dokumente në letër para noterëve
Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit këtë të
20/12/2017
/
Info AKSHI
Karçanaj: Dokumentacionet online po lenë pas ato në letër
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), znj.
29/12/2017
/
Info AKSHI
Karçanaj: Së shpejti, biznesi mund të kryejë online pagesa tatimore
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, znj. Mirlinda Karçanaj mori
04/01/2018
/
Info AKSHI
Ftesë për pjesëmarrje në diskutimin rreth Specifikimeve Standarde TIK për 2018
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në vijim të procesit të hartimit
17/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
3 Specialistë, pranë Sektorit të Zhvillimit të e-Gov, Drejtoria e Programimit dhe
17/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Specialist, pranë Sektorit të IT në Ministrinë për Europën dhe Punët e
16/04/2026
/
Denisa Xhepa
AKSHI krijon aplikacionin e Portofolit të Identitetit Digjital
Shqipëria po ndërton një nga projektet më strategjike në fushën e transformimit
14/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
3 Specialistë, pranë Sektorit të Serverave dhe Zhvillimit, Drejtoria e TIK e
14/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
2 Specialistë, pranë Sektorit të Komunikimit dhe Mbështetjes (pranë DPD), Drejtoria e