US
S3 Albania
S3 Albania
Shqipëria Inteligjente: Prioritetet dhe Vizioni për të Ardhmen
Lexo më shumë
Eventi Hapës
Lexo më shumë
Turizmi - Workshop Kombëtar
Lexo më shumë
Energjia - Workshop Kombëtar
Lexo më shumë
Bujqësia & Blegtoria - Workshop Kombëtar
Lexo më shumë
Industria Përpunuese - Workshop Kombëtar
Lexo më shumë
Miratohet Strategjia e Specializimit Inteligjent
Në datë 26.12.2024, me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 824, është miratuar Strategjia Kombëtare e Specializimit Inteligjent (S3) 2025-2030 dhe e planit të veprimit për zbatimin e saj. Ju mund të gjeni dokumentin e Strategjisë, planin e zbatimit, anekset dhe dokumente që i janë bashkëlidhur ose janë pjesë përbërëse e tij, duke klikuar
link-un
Strategjia S3
Përfundon hartimi i draftit të S3
Në vijim të një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës për përgatitjen e Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3), që zgjati rreth një vit dhe ku morën pjesë mbi 1600 aktorë nga helika e katërfishtë (qeverisja qendrore dhe vendore, biznesi, akademia dhe shoqëria civile), është ndjekur një qasje e re, e fokusuar në përfshirjen e të gjithë aktorëve që përpara fillimit të hartimit të strategjisë. Ky proces ka mundësuar mbledhjen e sugjerimeve dhe propozimeve mjaft interesante mbi sektoret prioritare, vizionin dhe përmbajtjen e strategjisë, përfshirë masat dhe aktivitetet në planin e veprimit.
Lexo më Shumë
Çfarë është Strategjia e Specializimit Inteligjent? (S3 – Smart Specialization Strategy)
Strategjia e Specializimit Inteligjent (S3-
Smart Specialisation Strategy
) u konceptua në kuadër të politikës së reformuar të kohezionit të Komisionit Evropian (
EU Cohesion Policy
) në lidhje me aspektet e zhvillimit të rajoneve të vendeve anëtare të BE. S3 është një qasje e bazuar tek territori (
place-based approach
) që karakterizohet nga identifikimi i fushave prioritare strategjike me avantazh të lartë konkurues të një rajoni apo një vendi, ku duhet të ketë ndërhyrje nga ana e qeverisë qëndrore e lokale.
Lexo më Shumë
Procesi i Identifikimit përmes Sipërmarrjes (EDP)
Procesi i Zbulimit përmes Sipërmarrjes (
EDP – Enterpreneurial Discovery Proces
s) është i lidhur me evidentimin e fushave prioritare të investimeve në kuadër të strategjisë së specializimit inteligjent duke u mbështetur në një proces gjithëpërfshirës me përfaqësues të sipërmarrjes dhe palëve të interesuara sipas dinamikave të tregut.
Lexo më Shumë
BUY NOW