Privatësia – Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Source: https://akshi.gov.al/privatesia
Archived: 2026-04-23 17:20
Privatësia – Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Skip to content
Home
Privatësia
Privatësia
OBJEKTI I KËSAJ RREGULLOREJE
Kjo Rregullore ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave
personale
mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat e tyre.
Bazuar në :
– Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,
– Ligjin Nr.9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’,
– Ligjin Nr.9918 datë 19.05.2008 ‘Për Komunikimet Elektronike dhe Postare’ si dhe aktet e tjera nënligjore në plotësim.
AKSHI kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.
MBROJTJA E TË DHËNAVE
Mbrojtja e të dhënave bazohet në:
a) Përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;
b) Grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
c) Mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
ç) Saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej;
d) Mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.
TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE
E drejta për akses
1. Çdo person ka të drejtë që pa pagesë me kërkesë me shkrim, të marrë nga kontrolluesi:
a) konfirmimin nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave të përpunuara dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale;
b) në një formë të kuptueshme, të dhënat personale dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre;
2. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.
Kontrolluesi
Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rr. Papa Gjon Pali i II, Nr 3
1003 Tiranë, Shqipëri
Web:
www.akshi.gov.al
E DREJTA PËR TË KËRKUAR BLLOKIMIN,KORRIGJIM,FSHIRRJEN
1.
Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.
2.
Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo të fshirjes.
3.
Kur kontrolluesi nuk bën bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet te komisioneri.
PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE
AKSHI nuk i transmeton të dhënat tuaja personale palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë.
MASAT E SIGURISË NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE
AKSHI, është i ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale dhe respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’ Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, AKSHI kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.
Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni pasi kushtet e këtyre faqeve mund të ndryshojnë nga ato të AKSHI-t.
PYETJE APO ANKESA
Me anë të shpjegimit të mësipërm, AKSHI shpreson t’ju ketë informuar saktësisht dhe në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë suaj.
Nëse keni pyetje, ankesa/kërkesa, ose vërejtje rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni që të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:

E DREJTA PËR TU ANKUAR
1. Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.
Komisionieri për Mbrojtjen e të dhënave
Rruga “A. Toptani”, Kati II-të.
Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.
TË TJERA
Kjo rregullore duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të kësaj faqeje.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë rregullore në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.
Popular
Recent
28/09/2017
/
Info AKSHI
Vula elektronike, tjetër premtim i mbajtur
Një tjetër premtim i mbajtur për lehtësimin e procedurave për qytetarin
13/12/2017
/
Info AKSHI
e-Albania, qytetarët më pak dokumente në letër para noterëve
Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit këtë të
20/12/2017
/
Info AKSHI
Karçanaj: Dokumentacionet online po lenë pas ato në letër
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), znj.
29/12/2017
/
Info AKSHI
Karçanaj: Së shpejti, biznesi mund të kryejë online pagesa tatimore
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, znj. Mirlinda Karçanaj mori
04/01/2018
/
Info AKSHI
Ftesë për pjesëmarrje në diskutimin rreth Specifikimeve Standarde TIK për 2018
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në vijim të procesit të hartimit
17/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
3 Specialistë, pranë Sektorit të Zhvillimit të e-Gov, Drejtoria e Programimit dhe
17/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Specialist, pranë Sektorit të IT në Ministrinë për Europën dhe Punët e
16/04/2026
/
Denisa Xhepa
AKSHI krijon aplikacionin e Portofolit të Identitetit Digjital
Shqipëria po ndërton një nga projektet më strategjike në fushën e transformimit
14/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
3 Specialistë, pranë Sektorit të Serverave dhe Zhvillimit, Drejtoria e TIK e
14/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
2 Specialistë, pranë Sektorit të Komunikimit dhe Mbështetjes (pranë DPD), Drejtoria e