GRANTET BUJQËSORE/BLEGTORALE DHE SHËRBIMEVE VETERINARE | Miresevini ne faqen zyrtare te Bashkise Bulqize

GRANTET BUJQËSORE/BLEGTORALE DHE SHËRBIMEVE VETERINARE | Miresevini ne faqen zyrtare te Bashkise Bulqize
GRANTET BUJQËSORE/BLEGTORALE DHE SHËRBIMEVE VETERINARE
Home
GRANTET BUJQËSORE/BLEGTORALE DHE SHËRBIMEVE VETERINARE
Drejtoria e Këshillimit për Grantet  Bujqësore/Blegtorale dhe Shërbimet  Veterinare   mbështet veprimtarinë e saj  e në ligjin 139/2019  “Për Vetqeverisjen Vendore”,Ligjin 9817 date 22.10.2007 “Për Bujqesinë dhe Zhvillimin Rural”. Ligjin Nr.105 /2016  “Për Mbrojtjen e bimëve”Ligjin Nr.10433 date 16.06.2011 “Për Inspektimin ne Repupliken e Shqipërisë”,Ligjin 9244 date 17.06.2004 “Për Mbrojtjen e tokës Bujqësore”, Ligjit  9902 dt.17.04.2008  “ i ndryshuar” “Për Mbrotjen e Konsumatorit”.ligjin 10465,date 29.01.2011 “Për shërbimin veterinar”  “ i ndryshuar” si dhe në Rregulloren e brëndëshme të Bashkisë Bulqizë.
Prioritetet  e Bujqesisë
1 .   Rritja e aftësisë konkurruese dhe  promovimit të prodhimit bujqësor vendas.
2  .   Përmirësimi i infrastruktures se  skemave  ujitese
3   .  Rritja e të ardhurave të fermereve  dhe blektoreve  si dhe aksesit për kreditim dhe keshillim  ne lidhje me perfitimin e granteve  te ndyshme
4 .  Konsolidimin e magazinimit dhe  tregjeve te shitjes me pakicë të produkteve bujqesore dhe blektorale.
5  . Tërheqja e investimeve direkte.
6 .   Mbrojtjen dhe sigurinë ushqimore për konsumatorin.
Të dhëna të përgjithshme
Bujqësia është  një nga veprimtaritë ekonomike më të rëndësishme me një potencial të lartë zhvillimi, duke përbërë burimin kryesor të të ardhurave dhe punësimit për rrethin  tone.
-Siperfaqja e tokës bujqësore gjithsej është        8419 ha,
nga e cila,  a)Në pronësi të fermereve                   4192 ha, ose 49.8% e sip.
b)E pa privatizuar                               4227 ha ,  ose 50.2%
Siperfaqe që punohet me mekanike bujqësore       4246 ha ,  ose 50.4%
Gjendja e ujitjes së tokes bujqësore rezulton : nga 8419 ha që është siperfaqja totale e tokës bujqësore, nën ujë është 5385 ha
Në funksion të ujitjes ekzistojne 42 kanale kryesore ujitës me gjatësi 213 km dhe 9 liqene dhe rezervuare
Struktura e mbjelljeve paraqitet si me poshtë:
Nga totali i tokës bujqësore prej 8419 ha,janë mbjellë drithera buke 1184.6 ha, perime 136.3 ha,patate 83.4 ha, fasule direkte 29.6 ha, foragjere te njoma 1791 ha, pemtore ne blloqe 266.2 ha,
Kulturat kryesore që mbillen në rrethin e Bulqizes janë: grurë 138.6 ha me rendiment mesatar 40 kv ha,misër 1028.8 ha me 60 kv per ha,faragjere të njoma
Pemtaria
në rrethin e Bulqizës kultivohet në dy forma: Në formën e blloqeve dhe të shpendara.Në blloqe janë mbjellë 266 ha ose 145 879 rrënjë të llojeve mollë, kumbull, dardhë, rrush,qershi,arra, lajthi
Pemtoret në blloqe dhe pemët e shperndara  jane 335.715 rrënje me rendiment mesatar 22.8 kg për rrënjë,hardhitë janë 143113 rrënjë me rendiment mesatar 20 kg për rrënjë.
Blegtoria
Në rrethin tonë  janë gjithsej  4512 familje që mbarshtrojne blegtori:
-Të leshta 7227 krere,të dhirta 6425 krere,gjedhë 4275 krere,njethundrake 1373 krerë, shpendë 38930 krere,       bletë 4983 koshere.
Shumica e blegtorisë mbarshtrohet me kokë të veçanta në familje por një pjese e saj janë të organizuara në tufa të cilat shërbejnë si baze për investimet që bëhen në këtë sektor, konkretisht  si Bashki ekzistojne 30 tufa të imta    (dele dhe dhi) me nga 50 deri ne 300 kokë,30 tufa gjedhë  me 5-14 koke dhe 33 familje që mbarshtrojnë bletë me nga 52-150 koshere.
Shërbimi këshillimor
është i pranishëm në komunitetin e fermerëve me forma të ndryshme komunikimi dhe me një sërë aktivitetesh të programuara si: demonstrime, takime individuale dhe takime në grup, vizita, trajnime, panaire, seminare, workshope, fletëpalosje, aktivitete për zhvillimin e shoqatave të fermerëve,. Veprimtari e rëndësishme e shërbimit këshillimor është edhe nxitja e organizimit të fermerëve
Në skemat mbështetëse kombëtare, ky shërbim informon komunitetin e fermerëve për këto skema, ndihmon në plotësimin e aplikimeve, hartimin e projekteve të zbatimit dhe gjatë procesit asiston në vazhdimësi fermerët që fitojnë grande.
Informacion 2024 (kliko ketu)
Drejtor
Elsi Lici
email:
[email protected]
KRYETARJA E BASHKISË BULQIZË
NDIQNI FAQEN TONE NE FACEBOOK
Mundesuar nga
ASIG GEOPORTAL
BULQIZA TURISTIKE, FOTO – ALBUM
SONDAZHE DHE ANKETA
NDERMERR TURIN VIRTUAL
BËHU PJESË / SUBSCRIBE
Te dhena Statistikore
OFRIMI I NDIHMES LIGJORE FALAS
STENDA E NJOFTIMEVE
SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE
February 18, 2026
SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE
December 23, 2025
SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE
November 6, 2024
NJOFTIM PËR DËGJESA PUBLIKE
October 15, 2024
NJOFTIM PER DEGJESE PUBLIKE date 24.04.2024, ora 16:00 ne NJA Gjoricë, në Ramnagore.
April 15, 2024
Bashkia Bulqizë me date 24.04.2024, ora 16:00 do të zhvillojë Dëgjesë Publike ne Njësine Administrative Gjoricë, në Ramnagore. në lidhje me projekt-aktin Dhënie në përdorim të fondit pyjor kullusor me qëllim: Ndërtim parku fotovoltaik subjekti AR-BA.06, subjekti Cami International, subjekti CAMI BI.
Shiko të gjitha
Moti
Local Time
9:47 am
Today
April 9, 2026
Friday
April 10, 2026
Saturday
April 11, 2026
Sunday
April 12, 2026
KESHILLI BASHKIAK NE FACEBOOK