Blog | Miresevini ne faqen zyrtare te Bashkise Bulqize

Source: https://bulqiza.gov.al/category/lajme-nga-bulqiza

Archived: 2026-04-23 17:33

Blog | Miresevini ne faqen zyrtare te Bashkise Bulqize
Lajme nga Bulqiza
Home
Blog
Lajme nga Bulqiza
Njoftim për aplikim për marrjen në pronësi të sipërfaqeve në zonat zhvillimore të miratuara me VKM nr. 202, datë 26.03.2026, në territorin e Bashkisë Bulqizë.
Njoftim për aplikim për marrjen në pronësi të sipërfaqeve në zonat zhvillimore të miratuara me VKM nr. 202, datë 26.03.2026, në territorin e Bashkisë Bulqizë
Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015 ‘Për Vetëqeverisjen Vendore’, të ligjit nr. 44/2015 ‘Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar, të ligjit nr. 20/2025, datë 13.03.2025 ‘Për Paketën e Maleve’, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 202, datë 26.03.2026 ‘Për shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore në Bashkinë Bulqizë’, si dhe Udhëzimit Nr. 1608, datë 02.04.2026 “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për mënyrën e paraqitjes së aplikimit dhe procedurën administrative për njohjen si posedues jopronar” të kryetarit të Bashkisë Bulqizë.
Bashkia Bulqizë fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë dhe të dorëzojnë dokumentacionin për të përfituar nga Paketa e Maleve në zonat e shpallura me përparësi zhvillimore, të cilat shtrihen në njësitë administrative të Bashkisë Bulqizë.
1. Zona 1, Njësia Administrative Martanesh (sip. 15,184 ha), e cila përfshin fshatrat: Gjon, Ndërfushas, Lenë, Peshk, Stavec, Melcë dhe Val.
2. Zona 2, Njësia Administrative Zerqan (sip. 5,400 ha), e cila përfshin fshatrat: Peladhi, Godvi, Krajkë, Zerqan, Sofraçan, Tërnovë e Madhe, Tërnovë e Vogël, Strikçan, Zall-Strikçan, Sopot, Zall-Sopot dhe Valikardhë.
3. Zona 3, Njësia Administrative Fushë-Bulqizë (sip. 3,362 ha), e cila përfshin fshatrat: Fushë-Bulqizë, Dragua, Dushaj dhe Koçaj.
4. Zona 4, Njësia Administrative Shupenzë (sip. 2,601 ha), e cila përfshin fshatrat: Kovashicë, Bllacë, Zogjaj, Gjuras, Shtushaj dhe Mazhicë.
5. Zona 5, Njësia Administrative Gjoricë (sip. 2,459 ha), e cila përfshin fshatrat: Gjoricë e Sipërme, Gjoricë e Poshtme, Viçisht, Lubalesh, Çerenec i Poshtëm dhe Çerenec i Sipërm.
6. Zona 6, Njësia Administrative Ostren (sip. 3,854 ha), e cila përfshin fshatrat: Kojavec, Lejçan, Orzhanovë, Ostren i Madh, Radovesh, Lladomericë, Pasinkë dhe Tërbaç.
7. Zona 7, Njësia Administrative Bulqizë (sip. 443 ha), e cila përfshin fshatin Vajkal nr. 1.
8. Zona 8, Njësia Administrative Trebisht (sip. 703 ha), e cila përfshin fshatin Klenjë.
Aplikimi kryhet online në portalin e-Albania, në shërbimin ‘Aplikim për Paketën e Maleve’.
Dokumentet që mund të ngarkohen nga aplikanti janë:
• Projekti infrastrukturor;
• Dokumentacion tatimor për aktivitetin ekonomik mbi pronën;
• Fatura të shërbimeve të lidhura me pronën;
• Deklarata ose dëshmi nga banorët dhe autoritetet vendore që konfirmojnë përdorimin e vazhdueshëm dhe të pandërprerë të pronës për të paktën 10 vjet;
• Fotografí, ortofoto ose prova të tjera materiale që vërtetojnë posedimin, si dhe dokumentacion që provon lidhjen me pasurinë.
Hapat e procedurës së aplikimit:
• Identifikohuni në portalin e-Albania si biznes ose qytetar;
• Zgjidhni shërbimin ‘Aplikim për Paketën e Maleve’;
• Klikoni butonin ‘Përdor’;
• Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës;
• Klikoni butonin ‘Dërgo’ në fund të formularit;
• Punonjësi i institucionit merr në shqyrtim aplikimin për njohjen tuaj si posedues ose jo i zonës së përzgjedhur.
Dokumentacioni i paraqitur i nënshtrohet verifikimit administrativ dhe verifikimit në terren.
Procedura përfshin:
1. Njoftimin publik dhe shqyrtimin e pretendimeve nga palët e treta;
2. Verifikimin e dokumentacionit dhe të gjendjes faktike në terren;
3. Paraqitjen e kërkesave që plotësojnë kriteret ligjore pranë Këshillit Bashkiak për miratim.
Ky proces synon qartësimin e statusit të posedimit, rritjen e sigurisë juridike dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e ekonomisë malore në territorin e Bashkisë Bulqizë.
Për çdo paqartësi, nevojë për asistencë gjatë procesit të aplikimit, si dhe për informim mbi kriteret dhe procedurat, qytetarët janë të mirëpritur pranë Bashkisë Bulqizë, ku është ngritur grupi teknik i punës për verifikimin dhe shqyrtimin e kërkesave dhe dokumentacionit të poseduesve jopronarë.
Për këtë qëllim, mund të paraqiteni pranë zyrave të Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave të Bashkisë Bulqizë.
April 3, 2026
in
Lajme nga Bulqiza
📢Njoftim
Fokusi i njoftimit publik : Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe vendore .
Në zbatim të ligjit 86/2025 datë 11.12.2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, Bashkia Bulqizë njofton subjektet debitore se :
1-Ligji 86/2025 ,parashikon masa për faljen,shuarjen ose pagesën e detyrimeve tatimore sipas kushteve,afateve dhe kategorive të përcaktuara shprehimisht në të .
2-Përfitimi nga ky ligj zbatohet vetëm për detyrimet që përfshihen në objektin e tij, në përputhje me përcaktimet ligjore dhe aktet përkatëse zbatuese .
3-Tarifat bashkiake,si pagesa për shërbime vendore, trajtohen sipas natyrës së tyre juridike dhe legjislacionit përkatës .
Për çdo rast konkret, subjektet apo individët që pretendojnë përfitim nga Ligji 86/2025, ftohen pranë zyrës së Taksave dhe Tarifave Vendore në bashkinë Bulqizë për verifikimin e detyrimeve dhe sqarimin e kushteve ligjore.
March 3, 2026
in
Lajme nga Bulqiza
Gëzuar Pavarësinë Kosove!
Na gëzon zemra për Kosovën por edhe për këta fëmijë që dinë ta shprehin shumë më mirë se ne ndjenjën e krenarisë përmes ngjyrave, poezive, këngëve ( edhe pak me ndihmën e edukatoreve
)
February 17, 2026
in
Lajme nga Bulqiza
Dhjetori i Festave.
December 9, 2025
in
Lajme nga Bulqiza
KRYETARJA E BASHKISË BULQIZË
NDIQNI FAQEN TONE NE FACEBOOK
Mundesuar nga
ASIG GEOPORTAL
BULQIZA TURISTIKE, FOTO – ALBUM
SONDAZHE DHE ANKETA
NDERMERR TURIN VIRTUAL
BËHU PJESË / SUBSCRIBE
Te dhena Statistikore
OFRIMI I NDIHMES LIGJORE FALAS
STENDA E NJOFTIMEVE
SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE
February 18, 2026
SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE
December 23, 2025
SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE
November 6, 2024
NJOFTIM PËR DËGJESA PUBLIKE
October 15, 2024
NJOFTIM PER DEGJESE PUBLIKE date 24.04.2024, ora 16:00 ne NJA Gjoricë, në Ramnagore.
April 15, 2024
Bashkia Bulqizë me date 24.04.2024, ora 16:00 do të zhvillojë Dëgjesë Publike ne Njësine Administrative Gjoricë, në Ramnagore. në lidhje me projekt-aktin Dhënie në përdorim të fondit pyjor kullusor me qëllim: Ndërtim parku fotovoltaik subjekti AR-BA.06, subjekti Cami International, subjekti CAMI BI.
Shiko të gjitha
Moti
Local Time
11:28 pm
Today
April 3, 2026
Saturday
April 4, 2026
Sunday
April 5, 2026
Monday
April 6, 2026
KESHILLI BASHKIAK NE FACEBOOK