Natyra – Komuna Dibër

Source: https://dibra.gov.mk/natyra

Archived: 2026-04-23 17:34

Natyra – Komuna Dibër
Liqeni i Dibrës
Liqeni i Dibrës është krijuar në zonën e derdhjes së lumenjve Radikë dhe Drini i Zi. Liqeni u krijua duke ngritur lartësinë e digës prej 102 metra, e cila është ndërtuar në periudhën 1966-1968. Mbushja e rezervuarit ka përfunduar në vitin 1969. Ka një sipërfaqe prej 13.2 km², 92 m thellësi dhe sasi të përgjithshme akumulimi prej 520 milion m3 ujë, që shfrytëzohet për prodhimin e 300 milion KW orë energji elektrike. Temperatura e ujit të liqenit është rreth 14.4 ° C, minimumi deri në 3.0 ° C, dhe maksimumi 23.9 ° C.
Liqeni dhe mallet përreth formojnë një pejsazh të jashtëzakonshëm, i cili në tërësi ka pamjen e një rrafshire të ngritur në qytetin e Dibrës. Liqeni jep mundësi të jashtëzakonshme për mbajtjen e garave sportive në ujërat e qeta. Interesim të madh paraqet shfrytëzimi i plazheve gjatë periudhës së verës nga ana e banorëve dhe e mysafirëve.
SHPELLA E KRISTALTË
Buzë liqenit të Dibrës në malin e Rajçicës ndodhet miniera më e veçantë në botë, ajo e gipsit të kristaltë.
Kjo minierë është ndërtuar që në kohën e romakëve. Miniera është e vendosur në 90-200 m nën sipërfaqe dhe pothuajse tërë mali është i mbushur me gips.  E veçanta e kësaj miniere është prodhimi i këtij lloj gipsi të kristaltë dhe është e vetmja e këtij lloji ne Europë.Ky kristal i selenitit me 99% pastërti është unik edhe për shkak të kushteve, shtypjes së tokës dhe kodrës, përbërjes kimike dhe ujrave termal. Vetëm pas disa metra nga hyrja fillon të ndjehet ajri i ftohtë, por edhe era e sulfurit i cili vjen prej burimeve të ujit mineral në rrethinë. Temperatura në shpellë është gjithmonë 17 gradë celsius.
Ura e Kaprollit
Ura e Kaprollit është një ndër monumentet më të bukura të arkitekturës së shekullit të XVIII dhe një nga urat e rralla të këtij lloji në Republikën e Maqedonisë. E vendosur në natyrën piktoreske të Parkut Kombëtar “Mavrova”, mbi ujërat e shpejta të Rekës së Vogël, ajo magjeps me dizajnin dhe formën e saj të pazakontë.
VARGMALI I DESHATIT
Dibra ka pasuri të mëdha natyrore dhe kulturore. Vargmali i Deshatit fillon me Velivarin dhe Deshatin duke krijuar një “kësulë” për qytetin e Dibrës, me borë në dimër dhe gjelbërim dhe freski në verë. Mali i Velivarit është 2369 m i lartë dhe ndodhet pothuajse në mes të Deshatit. Mali i Velivarit është një atraksion për amatorët e ecjes/ngjitjes në mal dhe ësht ë i shënuar në Hartën Ndërkombëtare të Agjensisë Kombëtare të Gjeohapësirës. Peisazhi natyror është i pasur me shkëmbinj të thepisur, shpella, burime të shumta ujore (përrenj malor dhe ujëvara) dhe florë dhe faunë shumë të pasur.
Aktualitet
THIRRJE PUBLIKE Për ndarjen e mjeteve financiare për Shoqatat dhe klubet sportive
Shpallje publike per shprehje interesi per aplikim te kandidateve per zjedhjen e anetareve ne bordin drejtues dhe mbikeqyres per funksionimin materialo-financiare te NKP Standard
Vendim mbi anulimin e njoftimit publik për zjedhjen e anëtqreve të këshillit drejtues dhe mbikëqyrës
Urime ditën ndërkombetare të Romëve
SHPALLJE PUBLIKE PËR SHPREHJE INTERESI APLIKIM TË KANDIDATEVE PËRZGJEDHJEN E ANETAREVE NE BORDIN DREJTUES DHE MBIKÉQYRES PER FUNKSIONIMIN MATERIALO-FINANCIARE TE NKP “STANDARD, – DIBËR
Dokumente
Dokumente tjera
Të dhëna të hapura
Propozim Programe
Projekte
Infromacione Shtesë
Nënpunës për të rinj
Objektet Sportive
Klube
Organizatat Humanitare dhe Joqeveritare
Formularë
Kontakte të rëndësishme
Bashkësitë lokale
Qasje deri te informatat me karakter publik
Kumtesa Zyrtare 2026
Kumtesa Zyrtare
Kumtesa-Zyrtare-2024-2.pdf
949 kB
Kumtesa-Zyrtare-2024-1_.pdf
46 MB
Kumtesa-Zyrtare-2023-13.pdf
949 kB
Kumtesa-Zyrtare-2023-12.pdf
1 MB
Më shumë
Skip to content