Kreu -

Source: https://sut.gov.al

Archived: 2026-04-23 16:47

Kreu -
Kreu
Spitali Universitar i Traumës është Institucion Shëndetësor Publik Kombëtar mjekimi, mësimdhënieje dhe kërkimi shkencor në përmbushje të ofrimit të kujdesit shëndetësor terciar. Spitali Universitar i Traumës është person juridik, publik, buxhetor në varësi administrative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Spitali Universitar i Traumës është pjesë e rrjetit të integruar të shërbimit mësimor e kërkimor – shkencor dhe spitalor në Republikën e Shqipërisë dhe ndjek e zbaton aktet ligjore e nënligjore në fushën e shëndetësisë.
SUT ka si mision ofrimin e kujdesit të menjëhershëm, të specializuar dhe multidisiplinar për pacientët që paraqiten në urgjencë, me fokus kryesor trajtimin e traumave dhe patologjive kritike për jetën.
Ne synojmë të sigurojmë diagnostifikim të shpejtë dhe trajtim efektiv, bazuar në protokollet ndërkombëtare duke u koordinuar me shërbimet spitalore dhe përmes bashkëpunimit multidisiplinar për të maksimizuar rikuperimin dhe minimizuar komplikacionet.
Si qendër referimi në nivel terciar, garantojmë
shërbim 24/7
me menaxhim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të rasteve emergjente jo-traumatike (rreth 4% e rasteve), duke respektuar nevojat e pacientëve dhe familjeve të tyre.
Përkushtimi ynë përfshin gjithashtu edukimin dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor dhe infermieror, për të siguruar standardet dhe për të krijuar protokollet më të larta klinike.
February 2025
January 2025
December 2024
November 2024
October 2024
August 2024
July 2024
April 2023
Njoftime
SHËRBIMET MJEKËSORE
Call Now Button