Orari i Vizitave – Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza

Source: https://www.qsut.gov.al/orari-i-vizitave

Archived: 2026-04-23 17:10

Orari i Vizitave – Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza
Skip to content
Lokacion
Orari i Vizitave
Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza
>
Orari i Vizitave
Rregulla për vizitat në spital

Rregulla të unifikuara
Regjimi i vizitave në spital
Udhëzime të qarta për aksesin e familjarëve në strukturat spitalore
Regjimi i vizitave është hartuar për të garantuar sigurinë e pacientëve, vijimësinë e trajtimit dhe mbarëvajtjen e shërbimeve spitalore.
🎯
Qëllimi i regjimit të vizitave
Mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të pacientëve
Parandalimin e infeksioneve
Mosndërprerjen e trajtimit të pacientëve
Menaxhimin e fluksit të vizitorëve
👤
Numri i vizitorëve
Lejohet vetëm
1 familjar për pacient
për çdo interval vizite.

Kohëzgjatja e vizitës
Vizita nuk duhet të zgjasë më shumë se
15 minuta
, përveç rasteve të autorizuara nga mjeku përgjegjës.
📍
Informimi për oraret
Orari i vizitave dhe rregullat e aksesit për familjarët afishohen qartë në hyrjet kryesore të spitalit dhe në mjediset e pritjes.

Raste të veçanta
Në varësi të tipologjisë së pacientëve, mund të aplikohet vetëm një orar vizite, i përshtatur me nevojat specifike, gjithmonë brenda intervaleve kohore të përcaktuara nga institucioni.
🩺
Vendosja e kufizimeve
Kufizimet vendosen mbi bazën e gjendjes klinike të pacientit dhe vlerësimit profesional të stafit mjekësor.
Masat në situata të jashtëzakonshme
Në raste situatash epidemiologjike, emergjencash shëndetësore apo rrethanash që cenojnë sigurinë dhe funksionimin normal të institucionit, Drejtoria e Përgjithshme mund të vendosë kufizim ose pezullim të përkohshëm të vizitave, me akt të veçantë administrativ.