Asistent Programi për programin GovTech – Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Asistent Programi për programin GovTech – Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Skip to content
Home
Asistent Programi për programin GovTech
Asistent Programi për programin GovTech
English Version
Shkarko Termat e References
KËRKESË
PËR SHPREHJE INTERESI
(SHËRBIME
KONSULENCE – PËRZGJEDHJE INDIVIDUALE)
Përmirësimin e Aksesit të barabartë në shërbimet publike
të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GovTech
për
“Asistent Programi për programin GovTech ”
Ref. Nr AL-AKSHI-464585-CS-INDV
SHQIPËRIA
Projekti:
Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech
Titulli i detyrës:  Asistent Programi për programin GovTech.
Nr. Reference: AL-AKSHI-464585-CS-INDV
Banka Botërore ka ndarë 65 milionë USD (60 milionë EUR) për të mbështetur Agjendën Digjitale 2022-2026 të Qeverisë Shqiptare përmes Programit “Përmirësimi i Qasjes së Barabartë në Shërbimet Publike të Standardit të Lartë Përmes GovTech”, nga të cilat një Program i IBRD për Rezultate (PforR) në shumën prej 60 milionë USD dhe 5 milionë dollarë Financim të Projektit të Investimeve (IPF).
Programi është i strukturuar dhe mbështetur në tri fusha rezultatesh:
Fusha e Rezultateve 1 (RA1):
Përmirësimi i qasjes në shërbimet elektronike dhe përvojës së përdoruesit.
Fusha e Rezultateve 2 (RA2):
Rritja e aftësive dhe gjithë përfshirjes digjitale.
Fusha e Rezultateve 3 (RA3):
Forcimi i mundësuesve parësorë të GovTech-ut.
Objektivi i kësaj procedure është të punësojë një konsulent individual në Njësinë e Koordinimit si Asistent Programi, i cili do të ndihmojë Koordinatorin e Programit GovTech dhe Njësinë e Koordinimit brenda AKSHI-it për menaxhimin dhe mbështetjen e zbatimit të programit GovTech. Asistenti i Programit do të luajë një rol kyç në trajtimin e detyrave operacionale, administrative dhe raportuese, për të siguruar përparimin e duhur dhe në kohë të aktiviteteve të programit, duke përfshirë ato sipas nënkomponentëve të financimit shtesë të planifikuar. Konsulenti pritet të punojë me kohë të plotë. Kontrata do të nënshkruhet për një periudhë fillestare prej 12 muajsh, me një periudhë prove prej 3 muajsh. Kontrata i nënshtrohet rinovimit të mëtejshëm, për periudhën e zbatimit të projektit bazuar në performancën e kënaqshme të detyrave dhe përgjegjësive.
Përgjegjësitë e konsulentit do të jenë:
Të menaxhojë detyrat administrative të përditshme, përfshirë planifikimin e takimeve, menaxhimin e logjistikës dhe mbajtjen e dokumentacionit për programin GovTech;
Të sigurojë që të gjitha informacionet(dosjet) e programit të përditësohen rregullisht dhe të ruhen në një mënyrë të aksesueshme dhe të organizuar, duke mbikëqyrur sistemet e ruajtjes si ato digjitale, ashtu edhe ato fizike;
Të ndihmojë në organizimin dhe koordinimin e seminareve, sesioneve të trajnimit, konferencave dhe ngjarjeve të tjera të lidhura me programin, duke siguruar funksionimin e qetë dhe logjistikën e duhur;
Të mbështesë ndjekjen e aktiviteteve dhe afateve të projektit, duke ndihmuar në sigurimin që detyrat të kryhen në kohë dhe në përputhje me kërkesat e programit
Të ofrojë përditësime të rregullta për Koordinatorin e Programit në lidhje me statusin e aktiviteteve dhe identifikimi i vonesave ose çështjeve që mund të kërkojnë vëmendje ose ndërhyrje;
Të koordinojë me departamentet e brendshme të AKSHI-it dhe palët e interesuara të jashtme për të siguruar integrimin e qetë të aktiviteteve të programit, duke nxitur komunikimin dhe bashkëpunimin efektiv;
Të mbështesë përgatitjen e raporteve tremujor dhe vjetor të programit, duke siguruar që ato të përmbushin standardet e kërkuara të raportimit dhe janë në përputhje me planin e përcaktuar të M&E;
Të ndihmojë në prokurimin e mallrave dhe shërbimeve për programin, duke siguruar përputhshmërinë me udhëzimet e AKSHI-it dhe Bankës Botërore për prokurimin;
Të lehtësojë komunikimin dhe koordinimin efektiv me palët e interesuara të programit, duke përfshirë agjencitë qeveritare, donatorët dhe organizatat partnere;
Të kryejë detyra të tjera ad-hoc sipas kërkesës nga Koordinatori i Programit ose Njësia koordinuese, duke përfshirë mbështetje për auditim të programit, rishikime dhe vlerësime;
Të ndihmojë në zbatimin e aktiviteteve të lidhura me Programin për Rezultate (PforR) dhe Financimin e Projekteve të Investimeve (IPF), siç përcaktohen nga Menaxheri i Programit/ Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-it, duke siguruar përputhshmëri me objektivat dhe afatet kohore të programit;
Të ofrojë mbështetje teknike dhe ekspertizë për Koordinatorin e Programit, duke siguruar që përpjekjet për menaxhimin e ndryshimeve të kenë burimet e duhura, të realizohen në mënyrë efektive dhe të jenë në përputhje me objektivat e programit.
Fusha e detajuar e punës mund të gjendet në Termat e Referencës (ToR) në faqen e AKSHI:
https://akshi.gov.al/
.
Kualifikimet e Konsulentit:
Kualifikimet e Konsulentit:
• Diplomë universitare në administratën publike, administrim biznesi, teknologji informacioni, shkenca sociale ose fusha të tjera të ngjashme; zotërimi i një masteri përbën avantazh.
• Së paku 3 vjet përvojë pune në mbështetje të një projekti, menaxhim programi ose pozicione administrative, kryesisht brenda një institucioni shtetëror, organizate ndërkombëtare ose projekti të financuar nga donatorë.
• Përvoja pune në projekte të transformimit digjital, e- Gov, or GovTech përbën avantazh.
• Përvoja pune të mëparshme në projekte të Bankës Botërore ose në organizata ndërkombëtare, do të konsiderohet si avantazh.
• Aftësi të mira organizuese dhe të menaxhimit të kohës, me vëmendje ndaj detajeve.
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shkrimi në gjuhën angleze dhe shqipe.
• Aftësi shumë të mira kompjuterike të Microsoft Office Suite (Word, Excel, PowerPoint) dhe njohuri të mjeteve të menaxhimit të projekteve.
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi, duke dëshmuar një qasje proaktive dhe bashkëpunuese.
• Aftësi për të menaxhuar shumë detyra, për të vendosur priorite dhe për të punuar me afate të limituara.
• Aftësi bazë kompjuterike(Word, Exel, acess) dhe të programeve statistikore si SPSS, STATA, SAS( të cilat përbëjnë avantazh).
Aplikantët që plotësojnë kërkesat e kualifikimit do të vlerësohen më tej bazuar në kriteret e mëposhtme:
Kualifikimi i përgjithshëm – 30 pikë
Përshtatshmëria për detyrën – 60 pikë
Gjuha – 10 pikë
Shërbimi do të zgjidhet sipas dispozitave të Rregullores së Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit nën Financimin e Projekteve të Investimeve” datë 1 korrik 2016, rishikuar në nëntor 2017, gusht 2018 dhe nëntor 2020, bazuar në metodën e Përzgjedhjes së Konsulentëve Individualë, kontratë e bazuar në kohë.
Informacione të mëtejshme mund të merren në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në 16:30, nga e hëna në të enjte dhe nga ora 08:00 deri në orën 14:00 të premteve.
Shprehjet e interesit (CV, Letër motivuese dhe dëshmi dokumentare për përmbushjen e kualifikimeve) duhet të dorëzohen me shkrim në adresën e mëposhtme personalisht, ose me postë ose me e-mail në adresën aplikime.govtech@akshi.gov.al brenda datës 18 Dhjetor 2024.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Këshilli i Ministrave
Rr. “Papa Gjon Pali 2”, Tiranë, Shqipëri
info@akshi.gov.al
Popular
Recent
02/03/2026
Invitation Virtual Business Outreach Workshop on Contracting Opportunities under World Bank–Financed Projects
27/02/2026
Punë përgatitore për zhvillimin e sistemit të prokurimit elektronik të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale
13/02/2026
Punë Përgatitore për Zhvillimin e Sistemit të Prokurimit Elektronik të Mundësuar nga Inteligjenca Artificiale
13/02/2026
Menaxher i Programit për Integrimin e AI, Menaxhimin e Ndryshimeve dhe Ngjarjeve të Jetës
05/12/2025
Menaxher i projektit për aktivitetet e SmartLab-eve
14/11/2025
Konsulent për Reformën e Qeverisjes Vendore
25/09/2025
Vlerësimi i Nevojave për Kapacitetet e Burimeve Njerëzore në Qeverisjen Vendore dhe Programi për Zhvillimin e Kapaciteteve
24/09/2025
Menaxher Ekzekutiv Programi
18/09/2025
Marrëveshje Kuadër për Menaxhimin e Procesit të Ndryshimit, Komunikimit dhe Informimit Publik
17/09/2025
Ekspert Arsimi për Aktivitetet e SmartLabe-ve
01/08/2025
Marrëveshje Kuadër për Menaxhimin e Procesit të Ndryshimit, Komunikimit dhe Informimit Publik
17/06/2025
Blerje të pajisjeve IT për programin 'Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GovTech'
19/05/2025
Digjitalizimi i Shërbimeve Publike: Përfshirja Sociale dhe Mbrojtja e Mjedisit
08/05/2025
Asistent Administrativ Programi për Programin GovTech
07/05/2025
Firmë Vlerësimi per përfitimit ekonomik të platformës qeveritare e-Albania
14/04/2025
Menaxher për Qeverisjen Vendore
21/03/2025
Kompani
per organizimin e Konferences ““Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike
Digjitale në Shqipëri”
04/12/2024
Menaxher per Monitorimin dhe Vleresimin
04/12/2024
Ekspert Ligjor në mbështetje të Njësisë Koordinuese
04/12/2024
Asistent Programi për programin GovTech
15/11/2024
Blerja e një automjeti në mbështetje të Njësisë Koordinuese për
monitorimin dhe vlerësimin e Programit GovTech
15/11/2024
Kompani për organizimin e Konferencës “Modelimi i së ardhmes së
GovTech
28/10/2024
Kerkese per shprehje interesi Konsulent i Prokurimit per mbeshtetje
te Njesise Koordinuese
25/10/2024
Kerkese per shprehje interesi per Ekspert Mjedisor
25/10/2024
Kërkesë për shprehje interesi për Ekspert për Çështjet Sociale
11/09/2024
Kerkese per shprehje interesi per Firme Verifikimi nga Pale te
Treta
30/07/2024
Kerkese per shprehje interesi per Ekspert Nderkombetar te Sigurise
Kibernetike
29/05/2024
Kerkese per shprehje interesi per Ekspert per Transformimin Digjital
ne mbeshtetje te Njesise Koordinuese
15/05/2024
Kerkese per shprehje interesi per Konsulent Prokurimi ne mbeshtetje
te Njesise Koordinuese
01/03/2024
Kerkese per shprehje interesi per nje kompani per asistence teknike
ne lidhje me te Dhenat e Hapura
01/03/2024
Kerkese per shprehje interesi per Koordinator Programi ne mbeshtetje
te Njesise Koordinuese
16/02/2024
REoI_Koordinator Programi në mbështetje të Njësisë Koordinuese
16/11/2023
Rihapet thirrja për Ekspert
të Edukimit për Aktivitetet
e SmartLab-eve
16/11/2023
Rihapet thirrja për Menaxher
i Projektit SmartLab për
ekipin e implementimit të
SmartLab-eve
27/10/2023
Ekspert i Edukimit për
aktivitetet e
SmartLab-eve
27/10/2023
Menaxher i Projektit
SmartLab për ekipin e
implementimit të
SmartLab-eve
04/10/2023
REoI Konsulent Prokurimi
04/10/2023
REoI Konsulent i Menaxhimit
Financiar