1 Dhjetor 2025 – Dita Botërore e AIDS – Instituti i Shëndetit Publik

1 Dhjetor 2025 – Dita Botërore e AIDS – Instituti i Shëndetit Publik
1 Dhjetor 2025 – Dita Botërore e AIDS
Home
/
Uncategorized
/ 1 Dhjetor 2025 – Dita Botërore e AIDS
01
Dec
0
by
admin
in
Uncategorized
1 Dhjetor 2025 – Dita Botërore e AIDS
“Të kapërcejmë pengesat drejt një përgjigje të re ndaj HIV/AIDS”
Dita Botërore e AIDS-it synon të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS, si dhe të demonstrojë solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie.
Kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi progresin e bërë deri më sot dhe për sfidat që mbeten në vazhdimësi, për të mobilizuar të gjithë aktorët që së bashku të dyfishojnë përpjekjet për të siguruar suksesin në përmbushje të qëllimit të përfundimit të HIV/AIDS-it deri në vitin 2030.
Të dhëna globale dhe në Europë
HIV-i mbetet një problem i madh global i shëndetit publik, duke marrë rreth
44.1 milionë jetë
deri më sot.
Në fund të vitit 2024, vlerësimet globale tregojnë se
40.8 milionë persona jetonin me HIV
, 65% e të cilëve i përkasin kontinentit Afrikan.
Në vitin 2024, rreth
630 000 njerëz
humbën jetën nga shkaqe të lidhura me AIDS-in dhe rreth
1.3 milion
të tjerë u infektuan me HIV.
Raporti i Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në 2025, me të dhënat e vitit 2024, paraqet të dhënat e survejancës së HIV/AIDS për vitin 2024, të cilat tregojnë variacione të dukshme në modelet dhe trendet e epidemisë në Rajonin Europian të OBSH-së.
Në vitin 2024 u raportuan
105 922 diagnoza të reja me HIV
, që i korrespondon një niveli prej
11.8 diagnoza për 100 000 banorë
, një ulje e lehtë krahasuar me vitin 2023 (12.8 për 100 000 banorë).
Megjithatë,
11 nga 49 vendet
raportuan një rritje të diagnozave në vitin 2024 krahasuar me 2023.
Të dhëna në Shqipëri
Numri i rasteve të reja të diagnostikuara me HIV në vitin 2025 është
125
, ndërkohë që numri total i rasteve të raportuara për periudhën
1993–tetor 2025
ka arritur në
1973 raste
.
Prevalenca e infeksionit me HIV në nivel kombëtar:
0.08%
Incidenca (rastet e reja të vitit 2025):
5.3 për 100 000 banorë
Rrugët e transmetimit
Transmetimi seksual
mbetet rruga kryesore e përhapjes (72.6% heteroseksual).
Meshkujt që kryejnë seks me meshkuj
: 23.4%
Transmetimi nga nëna te fëmija
: 2.4% (1 rast në vitin 2025)
Transmetimi nëpërmjet gjakut
: 0.6%
Përdorimi i drogave me injektim
: 0.6%
Shpërndarja sipas grupmoshave
35–44 vjeç:
27.8%
25–34 vjeç:
26.9%
45–54 vjeç:
17.8%
16–24 vjeç:
9.7%
55–64 vjeç:
11.3%
0–15 vjeç:
2.9%
65+ vjeç:
2.8%
Shpërndarja sipas gjinisë
Në totalin e rasteve 1993–2025:
73% meshkuj
27% femra
(531 raste)
Në vitin 2025:
98 meshkuj
27 femra
Raporti meshkuj–femra:
3.5 : 1
Transmetimi i HIV-it
HIV-i transmetohet përmes shkëmbimit të lëngjeve trupore nga persona të infektuar, si:
gjaku
qumështi i gjirit
sperma
sekrecionet vaginale
Gjithashtu mund të transmetohet gjatë shtatzënisë dhe lindjes tek fëmija.
Nuk transmetohet
përmes puthjes, përqafimit, shtrëngimit të duarve, ushqimit, ujit apo sendeve personale.
Faktorët e rrezikut
Marrëdhënie seksuale pa prezervativ
Prania e një infeksioni tjetër seksualisht të transmetueshëm (IST)
Përdorimi i dëmshëm i alkoolit dhe drogës
Shkëmbimi i gjilpërave/shiringave
Tatuazhe me mjete jo të sigurta
Shpime aksidentale me gjilpërë (edhe në personelin shëndetësor)
Mesazhe parandalimi
Përdor prezervativ në çdo kontakt seksual me partner të panjohur!
Testohu pas çdo kontakti të pambrojtur!
Përdor shërbime të zvogëlimit të dëmit nëse përdor drogë me injektim.
Çdo grua shtatzënë duhet të testohet për HIV!
Testimi për HIV është
falas, konfidencial dhe i aksesueshëm
.
Nëse je diagnostikuar me HIV, fillo menjëherë trajtimin!
Trajtimi ofrohet falas pranë Shërbimit Infektiv dhe Pediatrisë infektive në QSUT.
OBSH rekomandon
rrethprerjen mjekësore vullnetare
të meshkujve për uljen e rrezikut.
Stigma
pengon testimin dhe trajtimin — informacioni i saktë dhe respekti janë kyçe.
Share this:
Tags:
Para
Pas
Artikuj të tjerë
Komunikimi i përditshëm për koronavirusin/ 17 Shtator 2022
by
admin
Sep 17 2022
Udhëzues mbi përdorimin e deyrueshëm të maskave në ambientet jashtë shtëpisë .
by
admin
Oct 14 2020
Zemra
by
ishp
Oct 01 2022
Kontracepsioni
by
ishp
Oct 01 2022