“GovTech Forum Milano”, SIGMA: Shqipëria lider në rajon për shërbimet publike online – Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Inform

“GovTech Forum Milano”, SIGMA: Shqipëria lider në rajon për shërbimet publike online – Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Skip to content
Home
Lajme
“GovTech Forum Milano”, SIGMA: Shqipëria lider në rajon për shërbimet publike online
“GovTech Forum Milano”, SIGMA: Shqipëria lider në rajon për shërbimet publike online
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit mori pjesë në “GovTech Forum Milano 2026”, një nga eventet më të rëndësishme në nivel europian mbi inovacionin në administratën publike dhe transformimin digjital të shërbimeve, që bashkon institucione publike, startup-e, organizata ndërkombëtare dhe qendra kërkimore për të diskutuar të ardhmen e GovTech në Europë.
AKSHI u përfaqësua nga Drejtoresha e Portalit Qeveritar e-Albania, znj. Nevila Repishti, në panelin e organizuar nga SIGMA (OECD/BE) me temë: “Përvojat në GovTech, në vendet kandidate për anëtarësim në BE”, ku morën pjesë zyrtarë dhe ekspertë nga Komisioni Europian, Banka Botërore dhe Ukraina.
Përfaqësuesit e SIGMA theksuan se Shqipëria renditet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor për performancën në ofrimin e shërbimeve publike online, sipas vlerësimeve të fundit të raportit të tyre të monitorimit, duke e pozicionuar vendin tonë si një nga rastet më të avancuara të zbatimit të GovTech në vendet kandidate për në BE.
Gjatë diskutimit u prezantua rrugëtimi i Shqipërisë në transformimin digjital të shërbimeve publike, duke kaluar nga digjitalizimi i proceseve drejt ofrimit të shërbimeve të integruara, proaktive dhe të orientuara rreth “life events”, në përputhje me prioritetet e Bashkimit Europian për
interoperabilitet
,
once-only principle
dhe
Single Digital Gateway
.
“GovTech në Shqipëri nuk është vetëm digjitalizim i shërbimeve, por një transformim i mënyrës se si funksionon administrata publike. Çdo hap që ndërmarrim synon shërbime më të thjeshta për qytetarët dhe bizneset, ndërkohë që njëkohësisht afrohemi me standardet dhe prioritetet digjitale të Bashkimit Europian,” u shpreh znj.Repishti.
Më tej, drejtuesja e platformës e-Albania u fokusua në zhvillimin e vazhdueshëm të qasjes GovTech në Shqipëri, përvojat kryesore nga zbatimi i platformave të integruara dhe ndërveprimit ndërinstitucional, si dhe prioritetet e ardhshme, përfshirë shërbimet proaktive e automatizimin e proceseve, së bashku me rolin e GovTech në mbështetje të procesit të integrimit europian.
Pjesëmarrja në këtë forum shërbeu si një mundësi për të ndarë përvojën e Shqipërisë, për të diskutuar zhvillimet më të fundit në GovTech dhe për të forcuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, në drejtim të modernizimit të mëtejshëm të shërbimeve publike online.
Qytetet inteligjente në Shqipëri, takim mbi studimin e fizibilitetit; AKSHI fitues për zhvillimin e projektit
Përdorimi i e-shërbimeve publike, Shqipëria sërish vlerësohet vend lider në rajon
Publikohet u-transparenca.al, portali i transparencës universitare
Popular
Recent
28/09/2017
/
Info AKSHI
Vula elektronike, tjetër premtim i mbajtur
Një tjetër premtim i mbajtur për lehtësimin e procedurave për qytetarin
13/12/2017
/
Info AKSHI
e-Albania, qytetarët më pak dokumente në letër para noterëve
Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit këtë të
20/12/2017
/
Info AKSHI
Karçanaj: Dokumentacionet online po lenë pas ato në letër
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), znj.
29/12/2017
/
Info AKSHI
Karçanaj: Së shpejti, biznesi mund të kryejë online pagesa tatimore
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, znj. Mirlinda Karçanaj mori
04/01/2018
/
Info AKSHI
Ftesë për pjesëmarrje në diskutimin rreth Specifikimeve Standarde TIK për 2018
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në vijim të procesit të hartimit
17/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
3 Specialistë, pranë Sektorit të Zhvillimit të e-Gov, Drejtoria e Programimit dhe
17/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Specialist, pranë Sektorit të IT në Ministrinë për Europën dhe Punët e
16/04/2026
/
Denisa Xhepa
AKSHI krijon aplikacionin e Portofolit të Identitetit Digjital
Shqipëria po ndërton një nga projektet më strategjike në fushën e transformimit
14/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
3 Specialistë, pranë Sektorit të Serverave dhe Zhvillimit, Drejtoria e TIK e
14/04/2026
/
Era Blicari
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
2 Specialistë, pranë Sektorit të Komunikimit dhe Mbështetjes (pranë DPD), Drejtoria e