Dita Botërore e Ushqimit – 16 Tetor 2025 – Instituti i Shëndetit Publik
Source: https://www.ishp.gov.al/dita-boterore-e-ushqimit-16-tetor-2025
Archived: 2026-04-23 17:12
Dita Botërore e Ushqimit – 16 Tetor 2025 – Instituti i Shëndetit Publik
Dita Botërore e Ushqimit – 16 Tetor 2025
Home
/
Uncategorized
/ Dita Botërore e Ushqimit – 16 Tetor 2025
14
Oct
0
by
admin
in
Uncategorized
Dita Botërore e Ushqimit
shënohet më
16 tetor
dhe festohet në më shumë se
150 vende
–
me qindra aktivitete e nisma që synojnë
ndërgjegjësimin për urinë
dhe
nxitjen e veprimit
për të ardhmen e ushqimit, njerëzve dhe planetit.
Tema e këtij viti
: “Dorë për dorë për ushqime më të sigurta dhe një të ardhme më të mirë.”
, është një thirrje për bashkëpunim më të gjerë, transformues të sistemeve të prodhimit, furnizimit dhe kontrollit, në funksion të jete më cilësore dhe të shëndetshme.
Ushqyerja e popullatës së botës është një çështje madhore e përhershme, që kërkon shumë vendosmëri në gjetjen e zgjidhjeve konkrete, ku ekuilibrat janë gjithmonë të brishtë, të paparashikuar.
Pavarësisht dekadave të përparimit në luftën kundër urisë dhe kequshqyerjes, sistemet tona ushqimore ndodhen nën presion të vazhdueshëm për të siguruar ushqime të shëndetshme dhe të mjaftueshme për një popullsi në rritje, duke garantuar shpërndarje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, ku askush të mos ndihet i privuar.
Kjo sfidë po zhvillohet në një botë në ndryshim të vazhdueshëm (konfliktet destabilizojnë rajone të tëra, fenomenet ekstreme të motit po shtohen, burimet natyrore po shterojnë, ndërsa çmimet e paqëndrueshme po ndikojnë ekonominë globale). Këto pasiguri kanë pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin dhe mirëqenien njerëzore.
Ndërkohë, pabarazitë po thellohen: obeziteti dhe shpërdorimi i ushqimit ekzistojnë krahas mungesës së produkteve bazë dhe kequshqyerjes — shpesh brenda të njëjtave komunitete.
Rajone të mëdha të botës, si Afrika Sub-Sahariane dhe Azia Jugore, vazhdojnë të përballen me nivele të theksuara të kequshqyerjes, me vonesa në rritje, humbje peshe dhe nënpeshë te fëmijët — megjithëse në shkallë të përgjithshme prodhohet mjaftueshëm për të ushqyer çdo njeri në planet.
Edhe pse konsiderohet një e drejtë themelore e individit, shumë persona (rreth 2.6 miliardë njerëz në botë) ende nuk kanë akses në ushqim të sigurt, të përballueshëm dhe në përputhje me dietën e shëndetshme.
Share this:
Tags:
Para
Pas
Artikuj të tjerë
Komunikimi i përditshëm për koronavirusin/ 17 Shtator 2022
by
admin
Sep 17 2022
Udhëzues mbi përdorimin e deyrueshëm të maskave në ambientet jashtë shtëpisë .
by
admin
Oct 14 2020
Zemra
by
ishp
Oct 01 2022
Kontracepsioni