Sigurimet Shëndetësore – Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza

Source: https://www.qsut.gov.al/sigurimet-shendetesore

Archived: 2026-04-23 17:12

Sigurimet Shëndetësore – Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza
Skip to content
Lokacion
Sigurimet Shëndetësore
Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza
>
Sigurimet Shëndetësore
Përfitimet nga Sigurimi Shëndetësor
Shërbimi shëndetësor falas tek mjeku i përgjithshëm dhe ai i familjes
Shërbim shëndetësor falas tek mjeku specialist
Shërbim shëndetësor falas në shtëpi, poliklinikë dhe spital
Ekzaminime laboratorike dhe radiologjike falas
Ekzaminime unikale terciare me rimbursim në masën 90% dhe bashkëpagesë nga personat e siguruar 10%
Barnat e listës së rimbursuar falas për fëmijë 0-12 muajsh, invalidët e plotë, pensionistët, të verbërit dhe jetimët
Të gjitha barnat falas për veteranët me sëmundje kronike dhe invalidët e luftës
Barnat falas për të sëmurët me tumore, transplant të veshkës, sklerozë multiple, talasemia major
Barna me rimbursim të pjesshëm për të gjitha kategoritë e tjera të popullësisë, në përqindje të ndryshme, jo më pak se 50% barnat e listës, kundrejt recetës me rimbursim, të lëshuar nga mjeku i përgjithshëm në të gjitha farmacitë që kanë kontratë me ISKSH.
Me çfarë duhet të jeni të pajisur që të përfitoni:
Përfitoni kur jeni të pajisur me:
Librezën e Shëndetit, pajiset çdo i siguruar pranë DRSSH-ve, pasi paraqet Librezën e Kontributeve të Sigurimit Shoqëror dhe Shëndetësor, ose Librezë të Kontributeve vetëm të Sigurimit Shëndetësor (për sigurimin vullnetar), për të punësuarit dhe personat mbi 16 vjeç që punojnë, me të vetëpunësuarit dokumentin përkatës.
Pensionistët, librezë pensioni
Të papunët, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe personat në asistencë, vërtetim nga zyra e punës dhe përkrahjes sociale të rrethit
Invalidët e plotë, jo të plotë, invalidët e luftës, të paaftët (mendorë e fizikë), vërtetimi KMCAP
Për fëmijët, nxënësit dhe studentët me shkëputje nga puna, çertifikate lindjeje dhe vërtetimi i shkollës
Veteranët, jetimët dhe të verbërit, statusi përkatës
Sigurimi shëndetësor jep të drejtën e:
Zgjedhjes së mjekut të përgjithshëm dhe të familjes, në cilësinë e mjekut personal dhe mundësinë e ndryshimit të tij një herë në vit.