February 2024 – Komuna Dibër

Source: https://dibra.gov.mk/2024/02

Archived: 2026-04-23 17:13

February 2024 – Komuna Dibër
Përshkrimi:
Ju mirëpresim të aplikoni për postin e Moderatorit/Trajnerit për Punishten e Parë në kuadër të projektit “Discover Dibër and Debar” te financuar nga USAID. Ky projekt ka për qëllim promovimin e potencialeve turistike të zonës dhe zhvillimin e një eksperience të jashtëzakonshme për vizitorët.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
•  Organizimi i sesionit të trajnimit: Përgatitja dhe zbatimi i sesioneve të trajnimit në fushën e dizajnimit të paketave turistike. Sigurimi i materialeve mësimore dhe teknologjive të nevojshme; •   Udhëzimi dhe mbështetja e pjesëmarrësve: Ndihma në kuptimin e koncepteve dhe metodave të dizajnimit të paketave turistike. Përgjigje ndaj pyetjeve dhe ofrimi i ndihmës në zhvillimin e tyre praktik; •  Përcaktimi i detyrave praktike: Vendosja e detyrave dhe projekteve praktike për pjesëmarrësit për të aplikuar njohuritë e fituara gjatë trajnimit në dizajnimin e paketave turistike; • Monitorimi i progresit: Vlerësimi dhe monitorimi i zhvillimit të pjesëmarrësve gjatë trajnimit. Identifikimi i çdo vështirësie dhe ofrimi i ndihmës për të kapërcyer sfidat;
•  Shqyrtimi i dizajneve të paketave turistike: Përcaktimi i metodave dhe kritereve për shqyrtimin e dizajneve të paraqitura nga pjesëmarrësit. Dhënia e komenteve konstruktive dhe sugjerimeve për përmirësime;
•   Krijimi i raportit përfundimtar: Përgatitja e një raporti përfundimtar që përfshin rezultatet e trajnimit, vlerësimin e pjesëmarrësve, dhe rekomandimet për përmirësim të ardhshëm. Raporti duhet të jetë i strukturuar dhe i argumentuar mirë.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
•  Përvojë e mëparshme në fushën e dizajnit të paketave turistike; •  Njohuri të thella në kulturën dhe historinë e zonës së Dibrës dhe Debarit; • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi ekip; •  Aftësi organizative të shquara dhe aftësi për t’i dhënë zgjidhje sfiduese; • Njohuri të mira të gjuhës angleze (përvojë në përpunimin e tekstuar është një avantazh).
Procedura e aplikimit:
Kandidatet e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi  ne tri menyra: – ne arkivin e komunes ne zarf te mbyllur me shenirnin e meposhtem: – ne rekomandim me poste ne adresen e me poshtme: 8 Shtatori, nr.72, ne zarf te mbyllur me shënimin e më poshtëm: ose – Online, në adresën: dibra@dibra.gov.mk  me shënimin e më poshtëm:
” Moderator/Trajner për Punishten e Parë në Dizajnimin e Paketave Turistikei”.
Afati i fundit për aplikim është 04.03.2024, Vetëm aplikantët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të kontaktohen.
Per te gjitha pyetjet dhe informacionet shtese, mund te na kontaktoni ne numrin e rneposhtern: 046/831-196 cdo dite pune nga ora 12:00 deri ne oren 16:00. Personi per kontakt Ermond Marke.
IMG_0002
Download
Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 nga Ligji per vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e R.M. nr. 5/02) dhe me Vendimin e Këshillit komunal Dibër për përcaktimin е procedurës për ndarjen e mjeteve financiare nga Buxheti i Komunës së Dibrës, PROGRAM Për aktivitete të Komunës së Dibrës në lëmin e sportit për vitin 2024,Nr.08-1388/17 të datës 29.12.2023,PROGRAM për aktivitetet e Komunës së Dibrës nga sfera e kulturës dhe financimi i tyre për vitin 2024,Nr.08-1388/15 të datës 29.12.2023, Program per masat dhe aktivitetet e Komunes se Dibres ne fushen e mbrojtjes sociale ne vitin 2024  Nr.08-1388/19 të dates 29.12.2023 , Kryetari i Komunes ѕë Dibrës, shpall:
THIRRJE PUBLIKE
Për ndarjen e mjeteve financiare për
Shoqatat, klubet sportive dhe projekteve  nga persona fizik
Qëllimi i këtij konkursi eshte qe ta perforcoje dhe perparoje bashkepunimin е Komunes me klubet sportive, si dhe me organizatat nga sfera e kultures permes vendosjes ѕе relacioneve partnerike dhe nxitjes ѕе zgjidhjes ѕе problemeve lokale nepermjet kycjes te qytetareve dhe organizatave qytetare. Те drejte per pjesmarrje ne kete konkurs kane klubet sportive, shoqatat e qytetareve e regjistruara ne territorin e Komunes ѕе Dibrës sipas Ligjit për shoqatat , fondacioпet e qytetareve dhe personat fizik.     Shoqatat te cilat kane marre mjete financiare vitin e kaluar duhet te parashtrojne raport financiar mbi mjetet dhe aktvititet e kryera per vitin e kaluar, sebashku me formularet e aplikimit.
Aktivitete që do të mbështeten:
1.Perkrahje e OJQ-ve/klubeve dhe projektve nga personat fizik   Mbështetja e OJQ-ve dhe klubeve për përmirësimin, avancimin si dhe ngritjen e cilësisë së jetës shoqërore qytetare në komunën e Dibres.
2. Mjedis jetësor   ð Mbrojtja e mjedisit jetësor, zhvillimi i gjelbër, zvogëlimi i ndotjes së ajrit dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike, si dhe mbrojtja e resurseve natyrore nacionale në komunën e Dibrës.
3.Kulturë   ð Mbështetje e ShKA-ve për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe shumëllojshmërisë etnike, krijimin e kushteve për një jetë kulturore, mbështetje e artistëve, afirmim i artistëve të rinj, kremtimi dhe manifestimi i datave të rëndësishme kulturore për Komunën e Dibrës.
4.Sport   ð Mbështetje e klubeve sportive për afirmimin, zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së sporteve rekreative në territorin e komunës së Dibres.
5.Mbrojtje Sociale   ð Mbështetje e fëmijëve (nga sfera e mbrojtjes sociale)dhe personave me nevoja të posaçme në aktivitete dhe manifestime sportive kulturore e rekreative.
6.Mundësi te barabarta    ð Mbështetje nga sfera për mundësi të barabarta të burrave dhe grave.
Kriteret themelore organizative
Kriteret themelore organizative që duhet ti plotësojnë personat juridik dhe fizik (shoqatat, dhe klubet) që marrin pjesë në këtë shpallje janë:
3.1 Të jenë të regjistruara në përputhje me dispozitat e Ligjit për Shoqatat dhe Klubet, të paktën një vit para publikimit të shpalljes;
3.1.1 Personat fizik duhet të jenë shtetas të RMV dhe banues në Komunën e Dibrës; 3.2 Puna dhe veprimi ta ketë synim publikun e gjerë dhe interesat e komunitetit;
3.a.Vlerësimi i cilësisë së projekteve për
SHOQATAT/KLUBET
Vlerësimi i cilësisë së projekteve nga personat juridik që i plotësojnë kriteret themelore organizative do të kryhet në bazë të kritereve të posaçme programore: Fushat për OJQ/Klubet
1. Kapaciteti organizativ
1.1. Nëse shoqatat / klubet kanë strukturë organizative dhe burime për zbatimin e projektit (të punësuar, vullnetarë aktivë ose persona të angazhuar me kohë të pjesshme, hapësirë për zyre, pajisje teknike dhe aftësi për të menaxhuar buxhetin)
1.2. Nëse shoqatat / klubet kanë përvojë në fushën (qëllimin parësor) për të cilën aplikon në shpallje
2. Punim dhe bashkëpunim në rrjet
2.1 Nëse shoqatat / klubet janë anëtar i rrjeteve dhe platformave të organizatave qytetare (kombëtare dhe ndërkombëtare) dhe në 3 vitet e fundit kanë realizuar projekte në bashkëpunim me organizata tjera ose organe të administratës shtetërore
3. Cilësia e projektit
3.1. Sa do të kontribuojë qëllimi i përgjithshëm i projektit në realizimin e qëllimit të dhënë parësor
3.2 Sa është koherent projekti i përgjithshëm dhe a përmban angazhim të qartë për zbatimin e tij
3.3 Nëse zbatimi i aktiviteteve shpie në realizimin e rezultateve të parapara në project
3.4 Nëse plani i zbatimit është i qartë dhe i realizueshëm
3.5 Nëse ekzistojnë tregues të përcaktuar qartë për matjen e arritjeve
4. Buxheti dhe efikasitet i shpenzimeve
4.1 Nëse pasqyrohen aktivitetet në mënyrë adekuate në buxhet
4.2 Nëse marrëdhënia midis shpenzimeve të parapara dhe rezultateve të pritura është adekuate
3.b. Vlerësimi i cilësisë së projekteve për PERSONAT FIZIK
Vlerësimi i cilësisë së projekteve nga personat fizik që i plotësojnë kriteret themelore organizative do të kryhet në bazë të kritereve të posaçme programore: Fushat për personat fizik
1. Kapaciteti organizativ
1.1. Nëse projekti ka burime për zbatimin e projektit (të punësuar, vullnetarë aktivë ose persona të angazhuar me kohë të pjesshme)
1.2. Nëse aplikanti/ja ka përvojë në fushën (qëllimin parësor) për të cilën aplikon në shpalljen
2. Cilësia e projektit
2.1. Sa do të kontribuojë qëllimi i përgjithshëm i projektit në realizimin e qëllimit të dhënë parësor
2.2 Sa është koherent projekti i përgjithshëm dhe a përmban angazhim të qartë për zbatimin e tij
2.3 Nëse zbatimi i aktiviteteve shpie në realizimin e rezultateve të parapara në project
2.4 Nëse plani i zbatimit është i qartë dhe i realizueshëm
2.5 Nëse ekzistojnë tregues të përcaktuar qartë për matjen e arritjeve
3. Buxheti dhe efikasitet i shpenzimeve
3.1 Nëse aktivitetet pasqyrohen në mënyrë adekuate në buxhet
3.2 Nëse marrëdhënia midis shpenzimeve të parapara dhe rezultateve të pritura është adekuate
Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të dorëzojnë SHOQATAT / KLUBET
Shoqatat dhe klubet që marrin pjesë në shpalljen duhet të dorëzojnë:
1.
Fleteparaqitje (meret ne uebfaqen e Komunes DIber
www.dibra.gov.mk
si dhe ne hapsirat e komunes Diber);
2. Shtojca 1 –Korniza kohore  (meret ne uebfaqen e Komunes DIber
www.dibra.gov.mk
si dhe ne hapsirat e komunes Diber).;
3. Aneks-2 Buxheti(meret ne uebfaqen e Komunes DIber
www.dibra.gov.mk
si dhe ne hapsirat e komunes Diber).
4.Kopje të gjendjes aktuale nga regjistrimi në regjistrin e personave të tjerë juridik për regjistrimin e shoqatës / klubit jo më të vjetër se gjashtë muaj;
5. Kopje të statutit;
Vërejtje
: Nëse propozim-projekti juaj do të përzgjidhet dhe do të fitojë mbështetje financiare nga Buxheti Komunës së Dibres, keni detyrim që në të gjitha materialet (të shtypura dhe elektronike) në suaza të projektit të mbështetur financiarisht, të përdorni logon e komunës së Dibres, projektet që do të fitojnë mbështetje financiare nga ana e Komunës së Dibres duhet të kenë kujdes të veçantë që të mos dëmtojnë imazhin e institucionit, të mos përdorin gjuhën të urrejtjes, ofendime që mund të nxisin dhunë, jo tolerancë ndëretnike ose veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe normat juridike të RMV-së. Për të gjitha pikat e lartpërmendura përgjegjësi do të kenë shoqatat/klubet  që do të marrin mbështetje financiare për propozim-projektet e tyre nga ana e komunës së Dibres. Dokumentacionet e pakompletuar ose aplikacionet të cilat do të dorëzohen pas afatit të paraparë në shpalljen publike nuk do të shqyrtohen! Aplikacionet e dorëzuara në arkivin e komunës së Dibres nuk do ti kthehen aplikuesit.
Afati dhe mënyra e dorëzimit të kërkesave
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është
01.03.202
4 Dokumentacioni duhet të vendoset në një zarf të mbyllur dhe në të të shënohet: “SHPALLJE (për mbështetje financiare të shoqatave, klubeve sportive)” në adresën: Komuna e Dibres, 8 Shtatori nr 72 1250 Diber, në arkivin e komunës së Dibres nga ora 08:00 deri më 16:00,   Rezultatet e Thirrjes publike do të shpallen në faqen zyrtare të Komunës së Dibres. www.dibra.gov.mk Pyetjet për sqarime plotësuese mund të dorëzohen me shkresë ose në formë elektronike deri tek Komisioni për realizimin e Thirjes publike në dibra@dibra.gov.mk ose ne nr.tel 046/ 831-196.
THIRRJE-PUBLIKE_opt-1
Download
F-L-E-T-E-P-A-R-A-Q-I-T-J-E-2024
Download
Korniza-kohore
Download
Shtojca-2-Buxheti-1
Download
Aktualitet
THIRRJE PUBLIKE Për ndarjen e mjeteve financiare për Shoqatat dhe klubet sportive
Shpallje publike per shprehje interesi per aplikim te kandidateve per zjedhjen e anetareve ne bordin drejtues dhe mbikeqyres per funksionimin materialo-financiare te NKP Standard
Vendim mbi anulimin e njoftimit publik për zjedhjen e anëtqreve të këshillit drejtues dhe mbikëqyrës
Urime ditën ndërkombetare të Romëve
SHPALLJE PUBLIKE PËR SHPREHJE INTERESI APLIKIM TË KANDIDATEVE PËRZGJEDHJEN E ANETAREVE NE BORDIN DREJTUES DHE MBIKÉQYRES PER FUNKSIONIMIN MATERIALO-FINANCIARE TE NKP “STANDARD, – DIBËR
Dokumente
Dokumente tjera
Të dhëna të hapura
Propozim Programe
Projekte
Infromacione Shtesë
Nënpunës për të rinj
Objektet Sportive
Klube
Organizatat Humanitare dhe Joqeveritare
Formularë
Kontakte të rëndësishme
Bashkësitë lokale
Qasje deri te informatat me karakter publik
Kumtesa Zyrtare 2026
Kumtesa Zyrtare
Kumtesa-Zyrtare-2024-2.pdf
949 kB
Kumtesa-Zyrtare-2024-1_.pdf
46 MB
Kumtesa-Zyrtare-2023-13.pdf
949 kB
Kumtesa-Zyrtare-2023-12.pdf
1 MB
Më shumë
LAJMËRIME
LAJMËRIM – Seanca e 10
LAJMËRIM – Seanca e 8
LAJMËRIM – Seanca e 7
LAJMËRIM – Seanca e 6
Më shumë
TRANSPARENCA OBLIGIM NDAJ QYTETARIT
Leje për ndërtim
Toka ndërtimore
Furnizime publike
E Urbanizëm
Evente
There are no events
Ku të na gjeni ?
Komuna Dibër
Adresa : 8 Shtatori nr 72
Orari i punës:
e Hënë – e Premte 08:00-16:00
Takime me qytetarët
Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela , realizon takime me qytetarë të cilët duan ta takojnë atë individualisht çdo të Martë nga ora 09:00 deri ne 15:00.
Informohen qytetarët e interesuar se takimet mbahen çdo të martë. Caktimi i një termini për takim me kryetarin bëhet permеs paraqitjes personale të qytetarit të interesuar tek sekretarja, gjithashtu edhe nëpermjet numrit të telefonit 046/ 831 196 apo e-mail adresës dibra@dibra.gov.mk.
Archives
April 2026
March 2026
February 2026
January 2026
December 2025
November 2025
September 2025
August 2025
July 2025
June 2025
May 2025
April 2025
March 2025
February 2025
January 2025
December 2024
November 2024
October 2024
September 2024
August 2024
July 2024
June 2024
May 2024
April 2024
March 2024
February 2024
January 2024
December 2023
November 2023
October 2023
September 2023
August 2023
July 2023
June 2023
May 2023
April 2023
March 2023
February 2023
January 2023
December 2022
November 2022
October 2022
September 2022
August 2022
July 2022
June 2022
May 2022
April 2022
March 2022
February 2022
January 2022
December 2021
November 2021
October 2021
September 2021
August 2021
July 2021
June 2021
May 2021
April 2021
March 2021
February 2021
January 2021
December 2020
November 2020
October 2020
September 2020
August 2020
July 2020
June 2020
May 2020
April 2020
March 2020
February 2020
January 2020
December 2019
November 2019
October 2019
September 2019
August 2019
June 2019
Skip to content