Menaxher per Monitorimin dhe Vleresimin – Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Menaxher per Monitorimin dhe Vleresimin – Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Skip to content
Home
Menaxher per Monitorimin dhe Vleresimin
Menaxher per Monitorimin dhe Vleresimin
English Version
Shkarko Termat e References
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
(SHËRBIME KONSULENCE – PËRZGJEDHJE INDIVIDUALE)
Përmirësimi i Aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GovTech
për
“Menaxher për Monitorimin dhe Vlerësimin ”
Ref. Nr AL-AKSHI-464590-CS-INDV
SHQIPËRIA
Projekti:
Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech
Titulli i detyrës:  Asistent Programi për programin GovTech.
Nr. Reference: AL-AKSHI-464585-CS-INDV
SHQIPËRIA
Projekti: Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech
Titulli i detyrës: Menaxher për Monitorimin dhe Vlerësimin.
Nr. Referencë: AL-AKSHI-464590-CS-INDV
Banka Botërore ka ndarë 65 milionë USD (60 milionë EUR) për të mbështetur Agjendën Digjitale 2022-2026 të Qeverisë Shqiptare përmes Programit “Përmirësimi i Qasjes së Barabartë në Shërbimet Publike të Standardit të Lartë Përmes GovTech”, nga të cilat një Program i IBRD për Rezultate (PforR) në shumën prej 60 milionë USD dhe 5 milionë dollarë Financim të Projektit të Investimeve (IPF).
Programi është i strukturuar dhe mbështetur në tri fusha rezultatesh:
Fusha e Rezultateve 1 (RA1): Përmirësimi i qasjes në shërbimet elektronike dhe përvojës së përdoruesit.
Fusha e Rezultateve 2 (RA2): Rritja e aftësive dhe gjithë përfshirjes digjitale.
Fusha e Rezultateve 3 (RA3): Forcimi i mundësuesve parësorë të GovTech-ut.
Objektivi i kësaj procedure është të punësojë një konsulent individual për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për AKSHI-in dhe Njësinë e Koordinimit brenda AKSHI-it, gjatë zbatimit të Programit për Rezultate(PforR) dhe Financimit të Projekteve të Investimit( IPF) në lidhje me monitorimin e zbatimit të projekteve dhe rezultateve, si dhe vlerësimin e rezultateve të projektit, për të gjitha fushat e rezultateve, përfshirë ato nën financimin shtesë të planifikuar.
Menaxheri i Monitorimit dhe Vlerësimit pritet të punojë me kohë të plotë. Kontrata do të nënshkruhet për një periudhë fillestare prej 12 muajsh, me një periudhë prove prej 3muajsh. Kontrata i nënshtrohet rinovimit të mëtejshëm, për periudhën e zbatimit të projektit bazuar në performancën e kënaqshme të detyrave dhe përgjegjësive.
Përgjegjësitë e konsulentit do të jenë:
Të koordinojë aktivitetet e lidhura me ndjekjen e ecurisë së PforR dhe IPF në lidhje me kornizën e monitorimit të rezultateve;
Të ndihmojë për lehtësimin e verifikimit të arritjes së Indikatorëve të lidhur me Disbursimin (DLI) për PforR;
Të mbledhë të dhëna për nevojat specifike të Monitorimit&Vlerësimit (M&E) nga ekipet e përfituesve dhe palët e interesuara.
Të sigurojë kontrollin e cilësisë për rezultatet e M&E (p.sh. anketa etj.), duke kontribuar në mënyrë thelbësore në dizenjimin dhe testimin në terren të metodologjisë së monitorimit, shqyrtimin, mbikëqyrjen e dizenjimit dhe zbatimit të anketave, metodave dhe protokolleve të mbledhjes së të dhënave me pjesëmarrje, teknikave të verifikimit të të dhënave dhe detyrave të tjera teknike të vlerësimit dhe analitike;
Të zhvillojë dhe mirëmbajë një bazë të dhënash M&E( mundësisht e lidhur me një Sistem Informacioni Menaxhimi) për PforR dhe IPF.
Të mentorojë dhe trajnojë ekipin e projektit për të nxitur zhvillimin e kapaciteteve në fushën e njohurive të M&E;
Të shërbejë si pikë kontakti për ofrimin e inputeve të M&E në raporte të ndryshme;
Të përgatisë dhe konsolidojë raporte mbi mbi ecurinë për t’ia dorëzuar palëve përkatëse, në përputhje me formatet dhe afatet e miratuara të raportimit;
Të shqyrtojë dhe analizojë raportet e Indikatorëve të lidhur me Disbursimin, dhe të informojë Menaxherin e Programit dhe Drejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-it;
Të ndjekë progresin e arritur në Kornizën e Rezultateve të Projektit gjatë zbatimit të projektit;
Të drejtojë përgatitjen dhe zbatimin e aktiviteteve të angazhimit qytetar;
Çdo aktivitet tjetër në lidhje me zbatimin e PforR dhe IPF të caktuar nga Menaxheri i Programit/Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI.
Fusha e detajuar e punës mund të gjendet në Termat e Referencës (ToR) në faqen e AKSHI:
https://akshi.gov.al/
.
Kualifikimet e Konsulentit:
Diplomë universitare në Ekonomi, Drejtësi, TIK ose fusha të tjera të  ngjashme;
Së paku 5 vjet përvojë pune në fushën e monitorimit të projekteve, vlerësimit dhe/ose zbatimit të projekteve ose punë të ngjashme;
Përvoja e punës në projekte të Bankës Botërore dhe njohuri të udhëzimeve/ rregulloreve të Bankës Botërore, ose përvojë në organizata të ndryshme që zbatojnë projekte të financuara nga donatorët, do të konsiderohet si avantazh;
Njohuri të mira të metodologjive të ndryshme të kërkimit kuantitativ, veçanërisht të aplikueshme në kontekstin e vlerësimeve të ndikimit të projekteve;
Përvojë pune në aktivitete komunikimi dhe dalje publike, dhe në projektimin dhe/ose zbatimin e strategjive të komunikimit të jashtëm;
Njohuri të sektorit publik në Shqipëri dhe përvojë pune me projekte të financuara nga donatorë ndërkombëtarë dhe institucione publike të Shqipërisë në pozicione të ngjashme, do të konsiderohet si avantazh;
Aftësi të mira komunikimi dhe ndërvepruese;
Aftësi kompjuterike (Word, Excel, Access) dhe njohuri të programeve statistikore si SPSS, STATA, SAS;
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shkrimi në gjuhën angleze dhe shqipe.
Aplikantët që plotësojnë kërkesat e kualifikimit do të vlerësohen më tej bazuar në kriteret e mëposhtme:
Kualifikimi i përgjithshëm – 30 pikë
Përshtatshmëria për detyrën – 60 pikë
Gjuha – 10 pikë
Shërbimi do të zgjidhet sipas dispozitave të Rregullores së Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit nën Financimin e Projekteve të Investimeve” datë 1 korrik 2016, rishikuar në nëntor 2017, gusht 2018 dhe nëntor 2020, bazuar në metodën e Përzgjedhjes së Konsulentëve Individualë, kontratë e bazuar në kohë.
Informacione të mëtejshme mund të merren në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në 16:30, nga e hëna në të enjte dhe nga ora 08:00 deri në orën 14:00 të premteve.
Shprehjet e interesit (CV, Letër motivuese dhe dëshmi dokumentare për përmbushjen e kualifikimeve) duhet të dorëzohen me shkrim në adresën e mëposhtme personalisht, ose me postë ose me e-mail në adresën aplikime.govtech@akshi.gov.al brenda datës 18 Dhjetor 2024.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Këshilli i Ministrave
Rr. “Papa Gjon Pali 2”, Tiranë, Shqipëri
info@akshi.gov.al
Popular
Recent
02/03/2026
Invitation Virtual Business Outreach Workshop on Contracting Opportunities under World Bank–Financed Projects
27/02/2026
Punë përgatitore për zhvillimin e sistemit të prokurimit elektronik të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale
13/02/2026
Punë Përgatitore për Zhvillimin e Sistemit të Prokurimit Elektronik të Mundësuar nga Inteligjenca Artificiale
13/02/2026
Menaxher i Programit për Integrimin e AI, Menaxhimin e Ndryshimeve dhe Ngjarjeve të Jetës
05/12/2025
Menaxher i projektit për aktivitetet e SmartLab-eve
14/11/2025
Konsulent për Reformën e Qeverisjes Vendore
25/09/2025
Vlerësimi i Nevojave për Kapacitetet e Burimeve Njerëzore në Qeverisjen Vendore dhe Programi për Zhvillimin e Kapaciteteve
24/09/2025
Menaxher Ekzekutiv Programi
18/09/2025
Marrëveshje Kuadër për Menaxhimin e Procesit të Ndryshimit, Komunikimit dhe Informimit Publik
17/09/2025
Ekspert Arsimi për Aktivitetet e SmartLabe-ve
01/08/2025
Marrëveshje Kuadër për Menaxhimin e Procesit të Ndryshimit, Komunikimit dhe Informimit Publik
17/06/2025
Blerje të pajisjeve IT për programin 'Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GovTech'
19/05/2025
Digjitalizimi i Shërbimeve Publike: Përfshirja Sociale dhe Mbrojtja e Mjedisit
08/05/2025
Asistent Administrativ Programi për Programin GovTech
07/05/2025
Firmë Vlerësimi per përfitimit ekonomik të platformës qeveritare e-Albania
14/04/2025
Menaxher për Qeverisjen Vendore
21/03/2025
Kompani
per organizimin e Konferences ““Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike
Digjitale në Shqipëri”
04/12/2024
Menaxher per Monitorimin dhe Vleresimin
04/12/2024
Ekspert Ligjor në mbështetje të Njësisë Koordinuese
04/12/2024
Asistent Programi për programin GovTech
15/11/2024
Blerja e një automjeti në mbështetje të Njësisë Koordinuese për
monitorimin dhe vlerësimin e Programit GovTech
15/11/2024
Kompani për organizimin e Konferencës “Modelimi i së ardhmes së
GovTech
28/10/2024
Kerkese per shprehje interesi Konsulent i Prokurimit per mbeshtetje
te Njesise Koordinuese
25/10/2024
Kerkese per shprehje interesi per Ekspert Mjedisor
25/10/2024
Kërkesë për shprehje interesi për Ekspert për Çështjet Sociale
11/09/2024
Kerkese per shprehje interesi per Firme Verifikimi nga Pale te
Treta
30/07/2024
Kerkese per shprehje interesi per Ekspert Nderkombetar te Sigurise
Kibernetike
29/05/2024
Kerkese per shprehje interesi per Ekspert per Transformimin Digjital
ne mbeshtetje te Njesise Koordinuese
15/05/2024
Kerkese per shprehje interesi per Konsulent Prokurimi ne mbeshtetje
te Njesise Koordinuese
01/03/2024
Kerkese per shprehje interesi per nje kompani per asistence teknike
ne lidhje me te Dhenat e Hapura
01/03/2024
Kerkese per shprehje interesi per Koordinator Programi ne mbeshtetje
te Njesise Koordinuese
16/02/2024
REoI_Koordinator Programi në mbështetje të Njësisë Koordinuese
16/11/2023
Rihapet thirrja për Ekspert
të Edukimit për Aktivitetet
e SmartLab-eve
16/11/2023
Rihapet thirrja për Menaxher
i Projektit SmartLab për
ekipin e implementimit të
SmartLab-eve
27/10/2023
Ekspert i Edukimit për
aktivitetet e
SmartLab-eve
27/10/2023
Menaxher i Projektit
SmartLab për ekipin e
implementimit të
SmartLab-eve
04/10/2023
REoI Konsulent Prokurimi
04/10/2023
REoI Konsulent i Menaxhimit
Financiar