Master-Plani i Zhvillimit të QSUNT – Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza
Source: https://www.qsut.gov.al/master-plani-i-zhvillimit-te-qsunt
Archived: 2026-04-23 17:15
Master-Plani i Zhvillimit të QSUNT – Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza
Skip to content
Lokacion
Master-Plani i Zhvillimit të QSUNT
Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza
>
Master-Plani i Zhvillimit të QSUNT
Mbi Master-Planin e Zhvillimit të QSUNT
Me qëllim modernizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor është parë si domosdoshmëri vlerësimi i kapacitetit të nevojave të spitalit për dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Ky proces ka sjellë hartimin e master-planit të zhvillimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i cili përcakton shërbimet që do të ofrohen për qytetarët dhe vendndodhjen e tyre, cilat do të jenë burimet e nevojshme njerëzore dhe fizike për funksionimin e sistemit dhe si do të jenë ato.
Nëpërmjet projektit për master-planin e QSUNT është hartuar një kornizë strategjike dhe operacionale e cila udhëzon mbi shpërndarjen e këtyre burimeve.
Qëllimet e Master-Planit:
Sigurimi i trajtimit të qëndrueshëm dhe me cilësi të lartë për pacientin;
Ndërtimi i themeleve për optimalizimin e proceseve dhe strukturave organizative;
Alokimi efikas i resurseve;
Përcaktimi i prioriteteve që kanë të bëjnë me investimet e nevojshme;
Të bazuarit e master-planit në strukturat e zhvilluara historikisht.
Çfarë do të përmirësohet?
Implementimi i master-planit të zhvillimit do të hedhë bazat drejt krijimit të një spitali modern universitar.
Përmirësimi i cilësisë nënkupton në rradhë të parë ndryshimin e organizimit.
Do të përmirësohet cilësia e shërbimeve mjekësore përmes përmirësimit të strukturave administrative;
Do të optimalizohen proceset;
Do të krijohen shërbime të centralizuara;
Do të rritet efikasiteti nëpërmjet optimalizimit të shfrytëzimit të burimeve, mirëshpërndarjes së tyre dhe shfrytëzimit efikas të pajisjeve mjekësore;
Reduktimi i kostove të energjisë dhe mirëmbajtjes;
Zhvillimi i strategjive unitare dhe strukturave vendimmarrëse;
Krijimi i standardeve unitare për aktivitetet mjekësore.